Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, për një vjedhje të ndodhur ditë më parë në një lokal.
Sipas Policisë, pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar me inicialet A.G. i lindur në vitin 1999 dhe B.B. i lindur në vitin 2000.
Policia nëpërmejt një komunikate thotë se të dyshuarit më 3 nëntor, gjatë orëve të natës kanë hyrë me forcë në një lokal në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
“Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive. Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen. Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar. I dyshuari 1- ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari 2- e ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura”, thuhet në komunikatë.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë.
Discussion about this post