
Pjesëtarë të policisë së Kosovës anë thirrur për të krijuar siguri në institucionin e KQZ’së.
Anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai po ashtu theksoi një gjë e tillë nuk është para deri më sot.
Në fotografi të dërguara në redaksinë e lajmi.net shihen pjesëtarë të policisë së Kosovës që duket se janë thirrur për të krijuar siguri në institucionin e KQZ’së, pa asnjë sqarim.
Aty po mbahet mbledhja në të cilën do të vendoset pro ose kundër certifikimit të kandidatëve për deputetë.