
Ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është arrestuar ditën e sotme.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Zharku është arrestuar për përfshirje në veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit. Sipas Krasniqit, rasti dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë
Discussion about this post