Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka nisur edhe 100 policë të tjerë të njësiteve të specializuara drejt Shqipërisë.
Edhe ditën e dytë pas tërmetit në Shqipëri, Policia e Kosovës ka dërguar Njësitet policore në përbërje prej 100 policë të tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.
Policia e Kosovës thotë se është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post