As sot nuk do të ketë takim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për përmbylljen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës.
Kjo për arsyen se Kurti aktualisht ndodhet në Berlin.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar se Kurti i ka shkruar Isa Mustafës për takimin e rradhës.
Sipas tij, Kurti e Mustafa mbajnë vazhdimisht kontakte.
“Z.Kurti e mban kontaktin me kryetarin e LDK-së. Mund të jemi gabim, sepse z.Kurti ndodhet në Berlin me tri konferenca të ndryshme atje, mirëpo, me sa dimë ne, z.Kurti i ka shkruar së fundi prof.Mustafës”, thuhet në përgjigjën e Manxhukës.
Marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së është vështirësuar së fundit me pretendimet e partisë së Isa Mustafës që në kuadër të marrëveshjes mes dy partive të përfshihet edhe posti i presidentit.
Një ide e tillë po kundështohet fuqishëm nga Vetëvendosje, sipas të cilëve fillimisht duhet të plotësohen pozitat boshe, ajo e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.
Discussion about this post