
Në vitet e 70-ta Universiteti i Prishtinës ishte me namë dhe krahasohej me Univeristet e Botës.
Shkruan: Ismajl Veliu
Dervizh Rozhaja, Ali Hadri, Fehmi Agani emra të merituar mësimdhënësish në nivel ndëkombëtar.
Kurse sot e gjitha e politizuar.
Ministria e Arsimit, Akadrmia e Shkencave të Kosovës, Universiteti i Prishtinës, dhe të gjitha Universitet qe janë hapur sikur të jenë kafene.
Shkollat fillore dhe të mesme duhet të largohen nga “kurrikulat moderne europiane”, sepse janë të dështuara.
Nxënësi i klasës së parë duhet t’i ketë vetëm këto lëndë mësimore: Abetare, Matematikë, Edukat Fizike dhe Vizatim.
I ngarkuan fëmijët me Gjuhë Angleze ne klasën e parë, çdo lëndë nga tre ushtrimore.
Nuk i kemi kushtet si shtet të punohet me “kurrikula evrpiane”, ku ende në shkolla punohet me tabelë te zezë dhe me shkumës. Mirëpo, edhe mësimi kurrikular doli i dështuar.
Shkolla e Mesme konsiderohet si çelës për përgatitjen e kuadrove për punë dhe një pjesë për studime shkencore universitare. Ndërsa, 80% e nxënësve në Kosovë nuk dijnë t’i shkruajnë mirë ditët e javës ose mbi 50%, nuk e dijnë tabelën e llogaritjes së shumëzimit.
Universiteteve duhet vendosur dryni. Si është e mundur një nxënës i shkollës së mesme në gjysmëvjetorin e parë i ka të përfunduar 12 të dobëta, kurse Universitetin e përfundon me suksese të larta dhe bëhet ekspert e magjistër i një lëmie shkencore!
Turp Turp Turp! Edhe në kohën “bodrumeve” në vitet 90-99 arsimi ka qenë 100 herë më mirë se sot!
Discussion about this post