
Futbollistët e Eritresë janë “zhdukur” në Ugandë ku arritën për të marrë pjesë në një turne rajonal, transmeton AA.
Pesë lojtarë të kombëtares U-20 të Eritresë, siç theksojnë mediat lokale, u zhdukën nga hoteli në qytetin Jinja. Në rrjedhë është operacioni për kërkimin e futbollistëve të zhdukur.
Supozohet se futbollistët kanë kërkuar azil në Ugandë ose në ndonjë vend tjetër fqinj.
Disa futbollistë të Eritresë, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me kushtet e jetës në vendin e tyre dhe të cilët nuk dëshirojnë të kthehen, u zhdukën në vitet e kaluara në Kenia, Angolë dhe Tanzani ose kërkuan azil në ndonjë nga këto vende./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post