Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Përveç në Kosovë, zgjedhje këtë vit mbahen edhe në këto shtete të Evropës!

September 25, 2019
6
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Flamuri i Evropës

Sivjet zgjedhje të përgjithshme do të mbahen edhe në Austri, Portugali, Zvicër, Spanjë dhe Bjellorusi.

Ndërkohë, zgjedhje presidenciale do të mbahen në Rumani dhe Kroaci ndërsa zgjedhje lokale në Bullgari dhe Hungari.

Po ashtu edhe në Gjermani do të mbahet zgjedhje për këshillin e shtetit në Thuringia.

Përderisa disa vende tashmë po përgatiten për të shkuar në votime, në disa vende për shkak të krizës politike në vazhdim mbetet e paqartë nëse do të mbahen ose jo zgjedhje.

Sezoni i zgjedhjeve në Evropë do të hapet me Austrinë këtë fundjavë, ku pas rënies së koalicionit të djathtë 17-mujor qytetarët do të votojnë të dielën.

Siç duket asnjë parti parazgjedhore nuk do ta arrijë pushtetin e vetme ndërkohë sipas parashikimeve, pas zgjedhjeve pritet që të formohet një qeveri e dytë e koalicionit të djathtë ekstrem.

Sipas sondazheve parazgjedhore, ku do të votojnë afërsisht 6.4 milionë qytetarë, Partia Popullore Austriake (OVP) e udhëhequr nga Sebastian Kurz është më e popullarizuar ndëra Partia Social-Demokrate (SPO) renditet e dyta, e pasuar nga Partia për Liri e Austrisë (FPO).

– Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Pas Austrisë, maratona e zgjedhjeve evropiane do të vazhdojë në Kosovë.

Kosova vendosi të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje në korrik sepse u thirr në Hagë si i dyshuar për krime lufte për rolin e tij në vitet 1998-99 kundër forcave serbe.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haradinaj më parë u gjykua dy herë në Gjykatën ndërkombëtare, por u la i lirë për mungesë të provave.

Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor, 1.9 milionë votues të regjistruar do të dalin në votime për të përcaktuar anëtarët e rinj të Parlamentit me 120 vende. Përafërsisht 50 mijë vëzhgues do të ndjekin zgjedhjet ku do të garojnë 20 parti politike dhe katër aleanca.

Për shkak të numrit të madh të partive politike, qeveria e re e këtij vendi pritet të formohet nga një koalicion qeveritar.

– Në Portugali pritet fitorja e socialistëve

Portugalia po ashtu do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme në të njëjtën ditë me Kosovën më 6 tetor.

Zgjedhjet në Portugali pritet të sjellin fitoren e Partisë Socialiste (PS). Ngritja e PS-së, aktualisht në pushtet në një qeveri minoritare, qëndron para zgjedhjeve në të cilat do të zgjidhen anëtarët e Parlamentit me 230 vende.

PS është e dyta në Parlament pas krahut të djathtë të Partisë Social-Demokratike (PSD). Votat e saj janë rritur pas katër viteve të suksesshme pasi qeveria minoritare e formua nga mbështetja e jashtme nga partitë majtiste dhe komuniste.

Sipas sondazheve të fundit, PS po tregohet shumë më lartë nga rivalja e saj më e madhe PSD, si dhe vlerësohet se PS-ja e udhëhequr nga kryeministri Antonio Costa, madje mund të jetë në gjendje të arrijë një shumicë parlamentare që mund të vijë në pushtet e vetme.

Portugalia ka 5.4 milionë votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në vitin 2015 ishte 55 për qind.

– Në Poloni partia në pushtet përsëri pritet të formojë e vetme qeverinë

Polonia është një vend tjetër evropian ku janë planifikuar të zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.

Rreth 38 milionë votues të regjistruar do të shkojnë në votimet e 13 tetorit për të përcaktuar anëtarët e rinj të Parlamentit polak me 460 vende dhe Senatit polak me 100 vende.

Sipas sondazheve, partia në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS) pritet të rifitojë një shumicë absolute dhe të formojë qeverinë e vetme.

– Zvicër, pothuajse 90% votojnë në mënyrë elektronike ose me postë

Zvicra është vendi tjetër që zhvillon zgjedhjet në Europë.

Në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Zvicër më 20 tetor, qytetarët do të përcaktojnë anëtarët e Parlamentit Federal me 200 vende dhe Këshillin apo Asamblenë e Senatorëve me 46 vende.

Pothuajse 90 për qind e votuesve shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë elektronike ose me postë pa shkuar personalisht në votime.

Shumë kandidatë me origjinë turke do të garojnë në këto zgjedhje. Midis tyre, shumica preferojnë për nominim Partinë Social-Demokratike (PS).

Me një popullsi prej 8.4 milionë banorë, Zvicra qeveriset nga qeveritë e koalicionit për më shumë se 50 vite për shkak të strukturës së saj të ndërlikuar politike dhe sistemit zgjedhor.

Presidentët e Konfederatës Zvicerane zgjidhen nga Parlamenti nga një kabinet i përbërë prej shtatë anëtarëve dhe shërbejnë për një vit.

– Këtë vit në Spanjë mbahen zgjedhjet e dyta të përgjithshme

Spanja do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme të përgjithshme më 10 tetor, pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 28 prill, pasi partitë politike nuk arritën të pajtohen për të formuar një qeveri.

Këto do të jenë zgjedhjet e katërta të përgjithshme në Spanjë për katër vitet e fundit. Poashtu është hera e parë që Spanja do të dalë në votime dy herë brenda një viti.

Rreth 26.5 milionë votues do të dalin në votime për të zgjedhur 350 deputetë dhe 208 senatorë. Ndërkohë, në Bjellorusi, qytetarët do të shkojnë në votime më 17 nëntor për të përcaktuar anëtarët e rinj të asamblesë së përbërë prej 110 vendesh.

– Zgjedhjet presidenciale në Rumani dhe Kroaci

Në Rumani qytetarët do të dalin në votime më 10 nëntor për të zgjedhur presidentin e vendit. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën në raundin e parë, një raund i dytë do të mbahet më 24 nëntor.

Kroacia do të shkojë në zgjedhje në dhjetor ose janar për të zgjedhur një president të ri, megjithëse orari i zgjedhjeve nuk është ende përfundimtar.

Presidentja aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila gati përfundon mandatin e saj 5-vjeçar, pritet të rinominohet nga Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ). percjell atsh.

Zgjedhjet në Kroaci duhet të mbahen midis 21 dhjetorit dhe 20 janarit.

Në Gjermani, votuesit do të shkojnë në votime për këshillin e shtetit më 27 tetor.

– Zgjedhjet lokale në Bullgari dhe Hungari

Në Bullgari, publiku do të dalë në votime për zgjedhjet lokale më 27 tetor.

Hungaria, e cila ka një popullsi prej rreth 9.7 milionë banorë, po ashtu do të mbajë zgjedhjet lokale më 13 tetor.

Share6Tweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Raportuesja për Kosovën në PE tregon çka po ndodh mes SHBA-së dhe BE-së për rastin e Kosovës!

October 21, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.