
Sfida kryesore me të cilën vazhdojnë të përballen personat me aftësi të kufizuara është punësimi, të cilëve ende nuk është duke u dhënë mundësi e barabartë në punësim. Mos respektimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuara gjithashtu vazhdon të jetë sfidë për këta persona.
Kështu u tha në panairin e karrierës “Takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”, i cili është mbajtur sot në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, panair i cili kishte në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit.
Përfaqësuesja e GIZ Kosova Kumrije Kelmendi-Aliu, tha se ky aktivitet është i pari i llojit të tij që organizohet në Kosovë dhe se është i vlefshëm për bizneset dhe komunitetin.
Nga Shoqata Down Syndrome Kosova, Kosovare Bunjaku, tha se personat me sindromën down duhet te kenë trajtim të barabartë në shoqëri.
Discussion about this post