
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, duke e quajtur esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Përshëndes vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja – esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, shkruan ai në Twitter.
Ai e ka përmendur në vazhdim edhe bashkëpunimin rajonal.
“Të gjitha barrierat tregtare duhet të hiqen – bashkëpunimi rajonal është çelës dhe i domosdoshëm edhe për luftimin e përhapjes së koronavirusit”, shkruan ai.