Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Peripecia iraniane e Donald Trumpit!

January 20, 2020
27
SHARES
2.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Javier Solana

Viti i ri filloi me një tjetër vendim të pakuptimtë nga presidenti amerikan Donald Trump. Vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili drejtoi operacionet e Gardës Revolucionare të Iranit, ishte një veprim i pamatur, provokues dhe dritëshkurtër. Soleimani pa dyshim që kishte një ndikim tejet të madh në Lindjen e Mesme. Por, ai gjithashtu ishte drejtuesi i një krahu të armatosur të shtetit iranian dhe gëzonte popullaritet të dukshëm në vendin e tij, pa marrë parasysh se Trumpi pretendon të kundërtën.

Shkruan: Javier Solana

Edhe një herë, Shtetet e Bashkuara e kanë tepruar dhe kanë vendosur një precedent të rrezikshëm që kundërshtarët e tij mund ta përdorin si një justifikim për të kryer operacione të ngjashme. Pas sulmit ndaj Soleimanit, Trumpi shkoi aq larg sa të kërcënonte Iranin vazhdimisht me shkatërrimin e disa qendrave kulturore të vendit, të cilat do të përbënin një krim lufte. Megjithëse Trumpi duket se e ka rimenduar këtë, impulsiviteti i tij kronik tregon thjesht mungesën e një planifikimi të duhur. Vrasja e Soleimanit ishte një veprim sensacional, ndoshta i synuar kryesisht për konsum të brendshëm. Megjithatë, në planin afatgjatë, a do të jetë ajo efikase?

Natyrisht, përgjigja do të varet nga objektivat e Trumpit përballë Iranit. Administrata e tij ka argumentuar se ndërhyrja drastike e presidentit do të ketë një efekt pengues për regjimin iranian, për të cilin Soleimani ishte një aset absolutisht i domosdoshëm.

Ky supozim është i diskutueshëm. Edhe pse hakmarrja e Iranit – në formën e sulmeve raketore kundër dy bazave irakiane që strehojnë trupa amerikane – deri më tani ka qenë relativisht e nënshtruar, regjimi do t’i qëndrojë përdorimit të armëve. As nuk mund të supozohet se humbja e Soleimanit, pavarësisht rëndësisë së tij, do të jetë e pakapërcyeshme për regjimin, i cili tashmë ka emëruar zëvendësin e tij si pasardhës të Soleimanit.

Thelbi i problemit për SHBA-në është se ajo nuk ka objektiva të qarta në lidhje me Iranin, dhe kështu që nuk ka një strategji të përcaktuar qartë. Në Lindjen e Mesme, SHBA-ja duhet ta kishte mësuar deri më tani, kjo është një recetë për katastrofë. Tensionet e sotme nuk nënkuptojnë që ose Trumpi ose liderët e Iranit po kërkojnë luftë. Megjithatë, në shumë raste, shtetet kanë ngecur në konflikte të padëshiruara, sidomos kur vetëbesimi i tepruar i bën ata të pamatur. Me luhatjet e tij, Trumpi ka arritur të detyrojë jo vetëm Iranin të rrijë në një qoshe (gjë që mund t’i nxisë liderët e tij të ndërmarrin një qëndrim më agresiv), por ka zënë edhe vetë një qoshe të tillë.

Në mungesë të një plani, nuk është çudi që administrata e tij bie vazhdimisht në kundërshtim me veten. Pikërisht kur Irani po ndiente efektet e një vale protestash të brendshme të shtypura brutalisht, SHBA-ja ia lehtësoi presionin lidershipit iranian. Turmat e mëdha që dolën të vajtonin për Soleimanin nuk gënjejnë. Me zgjedhjet legjislative të Iranit vetëm disa javë larg, SHBA-ja u ofroi një mundësi të artë elementëve më konservatorë dhe anti-amerikanë në vend.

Megjithatë, tani vëmendja është rikthyer te regjimi iranian, për shkak të vetë gabimeve të tij. Pasi liderët e Iranit pranuan – pas tre ditësh mohimesh zyrtare – se raketat iraniane rrëzuan aksidentalisht një aeroplan civil ukrainas, duke vrarë të 176 personat që ndodheshin në bord, regjimi është bërë edhe një herë objektivi i zemërimit popullor. Kjo situatë shërben si një kujtesë e telasheve të përditshme me të cilat përballen qytetarët iranianë, të cilat pasqyrojnë efektet e pakujdesisë së brendshme dhe të huaj.

Protestat kundër regjimit në Iran po bëhen jehonë në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, ku ai gëzon një ndikim të dukshëm. Duke kapërcyer dallimet e tyre fetare, libanezët dhe irakianët gjatë muajve të fundit janë ngritur kundër ndërhyrjeve të Iranit, shumica e të cilave u orkestruan nga vetë Soleimani. Por, Trump e shpërfilli parimin e famshëm të Napoleonit: “Kurrë mos e ndërprit armikun tënd ndërsa ai po bën një gabim.” Tani, parlamenti irakian ka kërkuar (megjithëse simbolikisht) tërheqjen e trupave amerikane të vendosura në vend – që do të ishte në interes të Iranit. Administrata e Trump është përgjigjur në mënyrë kaotike, duke njoftuar gabimisht një tërheqje të trupave dhe më pas mohoi që një tërheqje e mundshme të ishte e menjëhershme.

Pavarësisht kësaj, mundësia që Trump t’i japë fund pranisë ushtarake amerikane në Irak nuk duhet të hidhet poshtë, edhe pse tërheqja ka gjasa të jetë e padenjë. Tani për tani, forcat e NATO-s që luftojnë Shtetin Islamik kanë pezulluar operacionet e tyre dhe disa aleatë të SHBA-së kanë filluar të evakuojnë trupat e tyre nga Iraku.

Por, kjo nuk do të thotë që SHBA-ja po largohet nga Lindja e Mesme. Përkundrazi, numri i trupave amerikane në rajon është rritur me 15 mijë gjatë gjashtë muajve të fundit. ,Dhe ndërsa varësia e energjisë nga SHBA-së nga Lindja e Mesme mund të jetë zvogëluar, “kalimi” drejt Azisë, i njoftuar nga administrata Obama, nuk ka ndodhur ende. Natyrisht, një konflikt më i madh me Iranin do të pengonte përpjekjet e SHBA-së për të kontrolluar Kinën, konkurrencën kryesore globale të Amerikës.

Në listën e gjatë të marrëzive amerikane duhet të shtohen stimujt e çoroditur që Trumpi ka nxjerrë në pah me goditjen e tij të fundit kundër Iranit, gjë e cila ka parashtruar një pyetje të pakëndshme: A do të kishte vepruar njësoj SHBA-ja ndaj Koresë së Veriut të pajisur me armë bërthamore? Irani e përmbushi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar nga fuqitë kryesore globale – e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) – dhe vazhdoi ta përmbushte atë për rreth një vit pasi Trump në mënyrë të njëanshme tërhoqi SHBA-në nga pakti. E megjithatë, ndërsa Trumpi mbajti takime miqësore me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong, administrata e tij vendosi sanksione ekonomike ndaj Iranit, një trajtim që nuk ka gjasa të inkurajojë regjimin Kim Jongut për një denuklearizim të mundshëm.

Edhe pse Irani ka njoftuar se tani do të ndalojë respektimin e kufizimeve të JCPOA në programin e tij bërthamor, ai nuk e ka mbyllur derën për mundësinë e shpëtimit të marrëveshjes. Për më tepër, tensionet amerikano-iraniane duket se janë zvogëluar disi ditët e fundit. Por, ky mund të jetë një mirazh: rrëzimi i avionit të Ukrainës i ka shtuar një element të ri ekuacionit, të cilin administrata Trump duket se është shumë e etur ta shfrytëzojë. Për më tepër, Trump nuk i ka braktisur kërkesat e tij të patolerueshme dhe vazhdon t’i bëjë presion nënshkruesve të tjerë të JCPOA që të braktisin marrëveshjen.

Në fund, Shtetet e Bashkuara do të duhet të pranojnë një realitet të padiskutueshëm: në situata kaq kritike sa kjo, e cila u krijua në një mënyrë të panevojshme, diplomacia nuk është një opsion, por një detyrim. Për të shmangur katastrofën, e cila duhet të jetë përparësia kryesore për të gjitha palët e përfshira, kjo është pa dyshim rruga që duhet të ndiqet. /Burimi: Project Syndicate/Në shqip nga: BIRN/

Share11Tweet

Related Posts

Biden zbulon tri arsyet se pse kandidoi për president të SHBA-së!

October 22, 2021

Kush është Ebrahim Raisi, presidenti i 8-të i sapozgjedhur i Iranit?

June 20, 2021

Menduan se kishte veshur në mënyrë të gabuar pantallonat, doli të jetë që ato nuk kishin pasur zinxhir – Trump çudit të pranishmit!

June 7, 2021

Facebook ia mbylli llogarinë, Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Zuckerberg!

June 6, 2021

Trump sërish president në gusht?

June 4, 2021

Pasi u ndalua nga Facebook dhe Twitter, mbyllet dhe Platforma e re e Donald Trump!

June 3, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.