Ka përfunduar takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës, LDK-AAK-NISMA, ku siç u tha nga Fatmir Limaj është biseduar për koordinim më të ngushtë mes palëve.
Limaj në një prononcim për media pas përfundimit të takimit ka thënë se duhet koordinim në agjendë, pasi që Kosova ka humbur shumë kohë.
“Nuk ka mospajtime. Ka nevojë për koordinim më të ngushtë. Vendimarrje, koordinim në agjendë. Duhet të kemi gatishmëri për marrëveshjet nga SHBA e BE.”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.
Ndër të tjera, Limaj tha se për 3 vite është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe janë prishur raportet me të tjerët.
Në fund, ai ka bërë thirrje që edhe opozita t’i bashkohet këtij procesi.
Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur zëra për mundësi të prishjes së koalicionit, por që nga partitë u mohua një gjë e tillë.