
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ai i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Nismës Fatmir Limaj iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Ata kanë shkuar në ndërtesën e Kuvendit ku pritet që të takohen me Borrell në orën 12 e 30.
Në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i Listës Serbe Sllavko Simiq si dhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Takimin me Borrell e ka bojkotuar PDK, ku kryetari i saj Kadri Veseli tha se takimi i sotëm është i pakuptimtë pasi zhvillohet në kushtet e mos ekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja. Sipas tij, aktualisht çdo iniciativë për rinisje të dialogut është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm.
Josep Borrell është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, takim ky që përfundoi minuta më herët.
