Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Përçarje brenda LDK-së, e kjo po ndikon negativisht edhe në marrëveshjen me VV-në!

January 16, 2020
91
SHARES
13.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Isa-Luta-Agimi

Lëvizja Vetëvendosje të martën i ka dërguar një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion bashkëqeverisës. Nga LDK u shprehën të pakënaqur duke deklaruar se oferta është e ngjashme me të kaluarat.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu shprehu pakënaqësinë në Facebook, duke thënë se ofertat e VV-së janë joserioze dhe po duan që ta nënshtrojnë LDK-në. Po ashtu, ai shtoi se VV po synon që ta shkëpusë LDK-në nga e kaluara e saj europiane e euroatlantike.

Deklaratën e Veliut e kundërshtoi nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani duke thënë se me VV-në koaliconi u krijua qysh në vitin 2017 dhe se miqësitë që LDK i ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik të vendit – orientim properëndimor e euroatlantik.

“Natën e dhjetorit të 2017-ës kur dëshiruan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale, ani pse miqtë nderkombëtarë thonin se ishte ‘thikë pas shpinës’, vetëm VV i doli në krah LDK-së në ruajtjen e shtetësisë së Kosovë. Atë natë, u lidh koalicioni i shpresës”, tha Osmani.

Përplasjet që po ndodhin brenda LDK-së, po shihen si problem kryesor pse kjo parti nuk arrinë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për lajmi.net se problemet po shtohen në LDK pasi sipas tij, ka ndarje në dy grupe.

“Unë besoj se problemet vetëm sa janë shtuar brenda LDK-së te grupi që e përkrahë një marrëveshje me Vetëvendosjen dhe grupi që e kundërshton marrëveshjen, z.Veliu është në këtë grupin që e kundërshton marrëveshjen. Deklarimet e tij por edhe të zyrtarëve të tjerë që të them se i ‘takojnë gardës tjetër’ më tepër i shoh të drejtuara kundër Vjosa Osmanit sesa kundër Vetëvendosjes arsyeja për këtë është se krijimi i një koalicioni me VV e forcon Vjosën dhe ju prish shumë interesa grupit të Veliut edhe pse nuk jemi të sigurt se ky grup është i rreshtuar krah tij. Kjo është arsyeja pse ende LDK-ja nuk po e gjen ‘paqen’ për me e kriju marrëveshjen me VV-në”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka theksuar se LDK ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e një sistemi të cilin e ka ndërtuar vet, dhe ka frikë se pas këtij koalcioni do të fillojë rrënimin e këtij sistemi të krijuar ndër vite.

Sa i përket asaj se deklaratat e Veliut e kanë çuar LDK-në edhe më largë marrëveshjes me VV-në, Mushkolaj thotë se kjo varet shumë se si qëndrojnë raportet brenda partisë.

“Varet shumë se si qëndrojnë raportet brenda LDK-së nëse përnjëmend ia del të fitoj ta quaj ashtu opsioni i Veliut atëherë gjasat janë të mëdha që të mos arrihet koalicioni. Në anën tjetër unë e konsiderojë një situatë absurde kur votat për LDK-në i ka fituar Vjosa Osmani me premtimin se do të bëjë  koalicon me VV-në ndërkohë që tash për koalicon të vendos z.Veliu ose dhe dy tjerët krerë të LDK-së Haziri dhe Mustafa të cilët nuk kanë qenë pjesë e listës zgjedhore dhe nuk kanë fituar asnjë votë në këto zgjedhje. Vet mënjanimi i Osmanit nga procesi tregon shumë se çfarë synon LDK-ja”, ka përfunduar Mushkolaj.

Gjasa të vogla për një koalicion VV-LDK i sheh, analisti Blerim Burjani.

Sipas tij, marrëveshja është vështirësuar pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit.

“Gjasat janë minimale për një koalicion edhe pse oferta e fundit e VV-së për LDK-në ishte gjeneroze që është dashur ta bëjë kaherë dhe jo në fund të këtij procesi. Mendoj se ka ardhur fundi e që është negative pasi LDK e ndjen vetën të anashkaluar përfundimisht me zgjedhjen e Konjufcës kryeparlamentar nga VV dhe se Presidenti deri më 2021 nuk ka garancë që mund t’i jepet LDK-së. LDK e sheh si të përmbyllur këtë process për momentin, fjalori i tyre është gjithnjë “e shqyrtojmë”, por duket se nuk ka pasur vullnet prej fillimit për një koalicion”, ka thënë Burjani.

‘Koalicioni i shpresës’ ende nuk është afër një epilogu. Ndërsa, përgjigjen për ofertën e fundit të VV-së, LDK deklaroi se do ta jap gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë u raportua se në ofertën e re VV ka rritur numrin e ministrive nga 12 në 14. /Lajmi.net/

Share19Tweet

Related Posts

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Përparim Rama e pranon botërisht: Kam la enë në Londër!

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

Eskalon Valentina Bunjaku e LDK-së: Humbje e madhe për Gjilanin, jo për Lutën!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.