Kyetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke qenë i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë të kaloj pragun zgjedhore, ka marrë në sy ‘rrezikun’ duke kaluar Ibrin, krejt për ‘sherr’ të votave.
Sot, Limaj së bashku me ministrin në detyrë Skender Reçicën, kanë vizituar një familje në Mitrovicë të Veriut me të cilët ka diskutuar për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Limaj përmes një postimi në Facebook, ndërsaështë shprehur se Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional.
Postimi i plotë i Limajt:
Bashkë me ministrin Reçica sot ishim për vizitë në familjen e nderuar Avdyli, nga Mitrovica, banorë të pjesës Veriore, me të cilët diskutuam për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty.Familjen Avdyli e falënderova për pritjen dhe vullnetin e treguar për të mbështetur kauzën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional.