Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
4
SHARES
867
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Blerim Shala

Stablizimi afatgjatë ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, i cili për pak muaj, apo në shkurtin e vitit 2022 do t’i bëjë 14 vjet ekzistencë, është peng i trefishtë: I OKB-së, i BE-së dhe i Serbisë.

Shkruan: Blerim Shala

Ky stabilizim, më së paku varet nga arritjet e brendshme të shtetit të Kosovës, në përparimin në zhvillimin e demokracisë, në sferën e sundimit të ligjit, apo kudoqoftë.

Edhe po të bëhet Kosova një Zvicër, fati i saj ndërkombëtar, si qëndrojnë punët tani  (dhe me gjasë, për vite të tëra), pakçka do të mund të bëhet për avansimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Ky pozicion është në duartë e gjeo-politikës, lojërave të ndryshme rajonale dhe ngathtësisë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian.

Këtë të premte, siç e pamë të gjithë, u mbajt Sesioni i radhës i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, për ta trajtuar Raportin e radhës për gjendjen në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. I pranishëm ishte edhe Shefi i UNMIK-ut.

Kosova qëmoti nuk ka Administratë të mirëfilltë ndërkombëtare  (që prej 17 shkurtit të vitit 2008-të). UNMIK vegjeton në Kosovë, pa kurfarë roli këndejpari. Por, për shkak se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (e miratuar me 10 qershor të vitit 1999-të), është ende në fuqi, ky trup ndërkombëtar ka një rol simbolik në këtë aspekt. Për më shumë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rol vendimtar në anëtarësimin e Kosovës në OKB, gjë që do të thotë se arritja sipërore ndërkombëtare e një shteti  (ngritja e flamurit shtetëror në East River, në selinë e OKB-së), nuk mund dot të arrihet pa pëlqimin e së paku nëntë shteteve (prej pesëmbëdhjetë shteteve sa janë në përbërjen e kësaj instance më të lartë të sigurisë botërore), ku pesë shtetet anëtare të përhershme të tij  (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina), nuk duhet ta përdorin të drejtën e veto-s.

Kur dihet cili është qëndrimi i Rusisë për shtetin e Kosovës, asnjë shtet mik perëndimor i Kosovës, nuk shpreson që mund të ketë çfarëdo gjase për sukses aplikimi eventual i Kosovës për tu bërë shtet anëtar i OKB-së.

Rusia, në këtë aspekt, pa bërë kurfarë investimi  (përkundrazi, vetëm sa ka përfituar politikisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht), i lëvizë ‘figurat’ në atë tabelën e madhe të shahut gjeopolitik, përmes afërsisë që ka me Serbinë, veçmas me këtë të Presidentit Aleksandar Vučić.

Mund të merret me mend se çfarë do të ndodhte me gjithë këtë rrëfimin për shpalljen e pavarësisë dhe për stabilizimin kohëgjatë të shtetit të Kosovës, sikur Rusia të kishte qëndrim ndryshe për Kosovën. Në atë rast, Serbia nuk do të mund ta pengonte Kosovën në këtë rrugëtimin kah OKB-ja, gjë që automatikisht, pastaj, do të ishte vendimtare edhe për fatin e bisedimeve në mes të autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Qëmoti do të ishte harruar ky dialog, dhe sot Kosova dhe Serbia do të mund të kishin së paku marrëdhënie korekte fqinjësore, në mos edhe marrëdhënie të mira.

Por realiteti është ky që është. Në selinë e OKB-së, në New York.

Në anën tjetër, Kosova është edhe peng i mënyrës se si funksionon BE-ja, në atë vendimmarrjen kryesore, e cila kërkon një konsensus të të gjitha shteteve.

BE-ja, apo, thënë më mirë, shtetet anëtare të saj, edhe pse në instancë të fundit, nuk patën vërejtje për Propozimin Gjithpërfshirës të Presidentit Ahtisaari  (me të cilin propozohej Pavarësia e Kosovës, me një periudhë të mbikëqyrjes ndërkombëtare), dhe për më shumë, përkrahën vendosjen në Kosovë të Misionit të EULEX-it, nuk arritën që të jenë me një zë kur bëhet fjalë për njohjen e shtetit të Kosovës. 22 prej 27 shteteve anëtare njohën Kosovën në harkun kohor shkurt – tetor, 2008, por fuqia politike e pesë shteteve që nuk mirëpritën pavarësinë e Kosovës  (Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania dhe Qipro), u tregua më e madhe se sa e gjithë këtyre shteteve të tjera, duke i bërë dëm të madh Kosovës në të gjitha aspektet e mundshme, në radhë të parë në ato që përkojnë me sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë ndërkombëtare të Kosovës.

Po të ishte ndryshe, pra, sikur në vitin 2008-të, të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihnin Kosovën, dialogu në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të udhëhiqej prej Brukselit  (në pajtim me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në shtator të vitit 2010, pas mendimit këshilldhënës të ICJ-së, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të korrikut të vitit 2010), njëmend do të ishte fare teknik, dhe tashmë Kosova do të ishte shumë pranë anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike, teksa edhe perspektiva evropiane do të kishte avansuar shumë më tepër.

Por realiteti është ky që është. Në selinë e BE-së, në Bruksel.

Po mos të ishin këto dy situata pra në OKB dhe në BE, Serbia nuk do të mund ta mbante peng Kosovën, me këtë mungesën e vullnetit, i cili është shfaqur fare qartë edhe në rrjedhën e muajve të fundit të dialogut në Bruksel, të prirë nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčak, për ta bërë Marrëveshjen Gjithpërfshirëse me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Fuqia politike dhe diplomatike e Serbisë është ndërtuar e tëra me rolin që ka Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe nga mungesa e unitetit në BE në trajtimin e temës së pavarësisë së Kosovës.

Po të ishte ndryshe, qoftë në OKB apo në BE, Serbia nuk do të kishte kurfarë fuqie në dialogun me Kosovën.

ShareTweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.