Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Pellgu i Evropës!

February 22, 2020
5
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ivaylo Ditchev

“Plehra” duhet të bëhej në Rumani dhe në Bullgari fjala e vitit. Në janar, Komisioni i BE-së në Bukuresht kërcënoi me hapjen e procedurës për shkelje të marrëveshjes, sepse në këtë vend që nga viti 2014 nuk është avancuar aspak me menaxhimin e mbeturinave në zonat e banuara.

Shkruan: Ivaylo Ditchev

Për qeverinë në Sofje, zbulimi i maleve me plehra shkaktoi një tërmet në politikën e brendshme, që çoi në arrestimin e ministrit të Mjedisit, Dimov, dhe nxiti hetime masive të policisë në një sërë qytetesh. Si në Rumani edhe në Bullgari, hetimet u nxitën prej policisë italiane. Kjo e fundit ishte vënë në ndjekje të eksporteve ilegale të mbeturinave nga biznesmenë mafiozë dhe i pati informuar të dyja vendet.

Krejt papritur, qytetarët u përballën me një problem të jashtëzakonshëm, por që në fakt për ta nuk duhej të ishte kaq i panjohur. Më pak se dhjetë për qind e mbeturinave riciklohen. Një pjesë e madhe e tyre digjen në fabrikat e çimentove pa impiante filtrimi, gjë që përbën rrezik serioz për shëndetin e popullsisë. Vetëm në Rumani çdo vit digjen nëpër furra 100 mijë tonelata mbeturina PVC. Një pjesë e madhe e këtyre mbeturinave qëndron jashtë me vite të tëra.

Ministri i ri bullgar i Mjedisit, i pagëzuar me epitetin si “Inspektori”, zbulon vazhdimisht importe plehrash nga jashtë, që nuk përpunohen më tej, pasi sipërmarrjet e ngarkuara dhe të paguara për këtë zhduken nga faqja e dheut. Gjatë dhjetë viteve të fundit këto importe janë njëzetfishuar! Gazetarë të huaj raportojnë për male me mbeturina, që gjenden nën ura apo përgjatë autostradave e më pas digjen për t’u hapur vend mbeturinave të tjera.

Ky skandal ka shumë anë. Ashtu si edhe në Itali ky lloj biznesi është kthyer në monopol të menaxherëve të dyshimtë. Me këtë janë të lidhur korrupsioni, tutorë nga nivele të larta politike dhe një propagandë masive, që mbrojtësit e mjedisit i cilësojnë si “talibani i gjelbër”, që marrin ryshfete nga konkurrentët perëndimorë për të penguar zhvillimin ekonomik të vendit. Përfitimet janë të mëdha, kryesisht kur paguhet për riciklimin e rregullt të mbetjeve, por që në fakt më pas ato vetëm digjen ose derdhen në deponitë e hapura të mbeturinave.

Ndotja e mjedisit nuk është kthyer në problem vetëm për vendet evropiano-lindore, prej të cilave disave u duhet të luftojnë me vlerësimet më negative në nivelin e mbarë kontinentit. Kur para dy vjetësh Kina e ndaloi importin e mbeturinave nga e gjithë bota, BE-së iu desh të mendojë për rrugë të tjera për asgjësimin e mbeturinave të veta.

Por, ka edhe një dimension simbolik të kësaj krize. Qytetarët e Evropës Lindore reagojnë mjaft me ndjeshmëri nëse krijohet përshtypja që ata janë qytetarë të kategorisë së dytë. Një kujtim ende i freskët për këtë është edhe indinjata që u krijua për gjoja dallimin e përbërësve ushqimorë, që në Lindje dhe në Perëndim shiten nën të njëjtën markë. Pavarësisht dallimeve minimale në fakt indinjata ishte e madhe.

Tema plehra duket se aktivizon një plagë edhe më të thellë narciziste. Vendet e sipërpërmendura si fëmijët e qilarit të Evropës (por edhe Polonia, Ukraina dhe Rusia) e shohin veten si pellgje, në të cilat derdh mbeturinat jo vetëm Evropa, por edhe disa vende në zhvillim. Është bërë e ditur, se madje edhe vendet afrikane kanë nisur t’i transportojnë plehrat e tyre. Mjerim, papastërti dhe asnjë shpresë. Pamjet e maleve me plehra si nga bota e tretë me romët e varfër, që kërkojnë të gjejnë diçka me vlerë në këta grumbuj, ngjallin përçmim dhe neveri, por edhe indinjatë për bizneset e vazhdueshme kriminale. Importi i mbetjeve industriale u sjell para syve në mënyrë therëse qytetarëve deindustrializimin e vendit të tyre: Prodhimi dhe konsumi janë realizuar në Perëndim, në Lindje përfundojnë vetëm mbeturinat.

Një përballje e ngjashme gjeopolitike ndodhi edhe në fund të viteve ‘90-të. Asokohe mendohej, se si të krijohej një biznes fitimprurës në Bullgari dhe Rumani, duke joshur të moshuarit nga Perëndimi me të ardhura të mira që të gjenin shërbimin e kujdestarisë me kosto të favorshme dhe me klimë të ngrohtë në vendet e Lindjes. Diskutimi u zhvillua paralelisht me një eksod masiv të rinisë nga këto vende drejt Perëndimit, prej nga duhej të vinin në kah të kundër pensionistët. Perspektiva për t’u kthyer në azilin e të moshuarve të Evropës atëherë e vrau vetëdijen evropiano-lindore ngjashëm si edhe sot metafora me pellgun e Evropës. Azilet për kujdestarinë për të moshuar nuk u krijuan kurrë. Në vend të kësaj janë larguar forcat e punës nga sektori i kujdestarisë drejt Perëndimit.

Forcimi i standardeve ekologjike në Evropën Veriore e thellon edhe më shumë padrejtësinë e perceptuar. Teksa vendet e pasura predikojnë moralin dhe na nënçmojnë ne, sepse po zhytemi në plehra, vazhdojnë të sjellin edhe më shumë plehra tek ne! Në Bullgari diskutohet për ndërmarrjet lokale të përpunimit të mbetjeve të vendoset rregulli i një raporti 50 me 50. Nëse dikush vdes prej kancerit nga ndotja e ajrit, nuk do të ishte ky një ngushëllim, që një pjesë e plehrave të djegura vijnë nga brenda vendit?

Një tjetër hap simbolik i “Inspektorit” ishte mbyllja e kufijve për importin e mbeturinave. Kjo masë kundër globalizmit të plehrave e bën edhe më të qartë problemin: Kapitali grumbullohet në vende të pasura, mbeturinat në vende të varfra. Kritikët kundërvihen, që ndalimi i transporteve të mbeturinave është kundër rregullave të BE-së dhe se se përpunimi i mbetjeve është vërtetë biznes fitimprurës, por është edhe në biznes i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit. Kësisoj debati zvarritet nga java në javë.

Çfarë mund ta pengojë Rumaninë dhe Bullgarinë që ta rrezikojë shëndetin e popullsisë vendase dhe bukurinë e natyrës kundrejt përfitimit të shpejtë? Normat e BE-së dhe gjobat nuk mjaftojnë. Këto male me plehra rriten prej vitesh para syve të qytetarit. Por ky i fundit në vend që ta demaskojë dukurinë dhe të protestojë kundër saj vazhdon të hedhë mbi këto pirgje edhe mbeturinat e veta si gomat e vjetra të makinës dhe vazhdon rrugën. /DW/

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021
Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

Fjalë rrënqethëse të dëshmitarit që arriti i pari te autobusi i aksidentuar në Bullgari!

November 24, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.