Kreu i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se nuk kanë të ndalur njerëzit që po i bashkohen PDK-së.
Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar mirëseardhje Kryetarit të Nismës për Diasporë, Ajet Zmajlaj, Kryetarit të Nismës për Slloveni, Ramë Balaj, aktivistit të LDK-së, Vahid Ibrahimi, ekonomisteve Ardiana Zmajlaj dhe Rabije Xhigoli, inxhinierit të ndërtimtarisë, Erson Suka, ekspertit të komunikacionit, Bardhyl Abazi, gjeodetit Isak Bejtullahu, politologes Kaltrina Alushani, aktivistes Kaltrina Beqiri dhe ekonomistit të njohur Remzi Llumnica.
“Nuk kanë të ndalur njerëzit që po i bashkohen PDK-së, sepse vetëm ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
Mirëseardhje u urova Kryetarit të Nismës për Diasporë, Ajet Zmajlaj, Kryetarit të Nismës për Slloveni, Ramë Balaj, aktivistit të LDK-së, Vahid Ibrahimi, ekonomisteve Ardiana Zmajlaj dhe Rabije Xhigoli, inxhinierit të ndërtimtarisë, Erson Suka, ekspertit të komunikacionit, Bardhyl Abazi, gjeodetit Isak Bejtullahu, politologes Kaltrina Alushani, aktivistes Kaltrina Beqiri dhe ekonomistit të njohur Remzi Llumnica.
Frontet e luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë në çdo vend, prandaj të shumtë janë edhe njerëzit anekënd Kosovës dhe diasporës sonë, që po i bashkohen vizionit të PDK-së.
Mbështeteni edhe ju luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Shpërndajeni!”, ka shkruar Veseli. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post