Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se Kuvendi është kapur nga “Syri i Popullit”, duke kërkuar që Glauk Konjufca të tregoj lidhjet që ka me të dënuarin Sadri Ramabaja.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se PDK duhet të mësohet me ndryshimin pozitiv që ka ndodhur në Kuvend.
“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit””, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!
Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.
Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.
Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.
PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.