Refiqe Tërnava mban poziten e këshilltares në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
E bija e myftiut të Kosovës- Naim Tërnava, për Agjencionin Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë e saj sikurse edhe shumë zyrtarë të tjerë shtetëror, shkruan Indeksonline.
Tërnava ka deklaruar një banesë prej 86 m2, si të trashëguar që nga viti 2014, vlera e së cilës sipas saj kap shumen prej 86 mijë euro.
Tërnava duhet të ndihet me fat, pasi që edhe veturën që e posedon e ka deklaruar si të trashëguar (nuk e ka cekur nga kush) prej vitit 2018. Vetura në fjalë, sipas saj kushton 15 mijë euro. /Indeksonline/
Discussion about this post