Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pas zbulimit të takimeve të fshehta të Thaçit e Baton Haxhiut me Vuçiqin, akuzohen rëndë..!

February 26, 2020
192
SHARES
514
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
thaqi-haxhiu-vuqiq

“Ky është edhe një alarm shtesë për shtetin tonë të brishtë,kurse personat që janë hedhur serish në aksion dhe po angazhohen ende, herë hapur e herë në prapaskenë për ndarjen e Kosovës, janë kuislingu Hashim Thaçi me argatët e tij të udhëhequr nga Baton Haxhiu, të cilët sa më parë duhet të vihen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, për shkeljen e Kushtetutës dhe tradhtinë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

Ndërsa për tu heshtur njëherë e përgjithmonë kjo ide e rrezikshme për shtetin e Kosovës,duhet të shkarkohet sa më parë dora e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, Hashim Thaçi, i cili jo vetëm se ishte dhe mbetet ideator i kësaj ideje të rrezikshme, por kuislingu Thaçi dhe krye spiuni Baton Haxhiu, që të dy janë peng i dosjeve te Beogradit, ndaj dhe pa fije turpi, angazhohen aq shumë që territoret më vitale të Kosovës, ti falen Serbisë”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Një deklaratë shqetësuese dhe serioze të cilën e ka hedhur së fundi në opinionin publik, zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, lidhur me rrezikun e nxjerrjes në tavolinë të dialogut me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve.

Abazi ka thënë se ka aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve.

“Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve. Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë. Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, ka deklaruar Haki Abazi.

Po ashtu edhe kryeministri, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por nuk ka vdekur.

”Projekti dështoi, por ideja nuk ka vdekur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhje të tilla për shkëmbimin e tokës do të hapnin kutinë e Pandorës”, deklaroi Kurti.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

“Kjo temë nuk është sekret, sepse siç dihet tanimë botërisht nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar se për këtë Project ishte pajtuar edhe Hashim Thaçi, por ishte kancelaria gjermane Angela Merkel, ajo e cila deklaroi publikisht se respekton integritetin territorial të Kosovës dhe doli hapur kundër idesë për korrigjim apo ndryshim të kufirit,duke parandaluar aktin e rrezikshëm të presidentit “renegat” Hashim Thaçit për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, që ai synonte ta realizonte, qysh në bisedimet e fshehta me Aleksandër Vuçiqin, në fund korrikun e vitit 2018 në Alpbach të Austrisë. Kuislingu Hashim Thaçi, shkoi aq larg, sa që po në Konferencën e Alpbachut, pa fije turpi dhe sensi diplomatik e shtetëror, kërkoi publikisht edhe ndihmën e ndërkombëtarëve, për ndryshimin e kufijve të Kosovës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Qarri shton se bisedimet e fshehta të Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen dhe tkurrjen e Kosovës nuk kanë pushuar asnjëherë.

“Kurse pa kaluar as dy muaj, apo thënë më saktë vetëm pesë-gjashtë javë pas takimit dhe marrëveshjes së fshehtë, që dyshohet se u arrit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Konferencën e Forumit Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fillim të shtatorit të vitit 2018, nisi edhe zyrtarisht vizitën dyditore, për tërheqjen e kufijve në veri të Kosovës, ndalesa kryesore e të cilit, ishte pikërisht te Liqeni i Ujmanit ku foli për rëndësinë që ai gjoja paska për serbët dhe Serbinë dhe zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Për aq më tepër, përpjekjet e pareshtura meskine të Hashim Thaçit për faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, vërtetohen edhe nga gazetat më prestigjioze evropiane dhe botërore,si; londinezja “The Guardian”, ajo gjermane “Frankfurter Rundschau”, si dhe së fundi edhe gazeta vjeneze “Der Standard”, të cilat që të gjitha bashkë, dëshmojnë njëzëri se bisedimet e fshehta të Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen dhe tkurrjen e Kosovës, jo vetëm se nuk kanë pushuar asnjëherë por shihet qartë se edhe pas ndryshimit të qeverisjes,kuislingu Thaçi ende vazhdon të angazhohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat, kundër integritetit territorial të Kosovës dhe zhbërjen praktike të shtetit tonë, si njëri ndër planet e tij më ogurzeza, kundër vendit”, deklaron analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri thotë se deklarata e Abazit është edhe një alarm për shtetin e Kosovës.

“Ky është edhe një alarm shtesë për shtetin tonë të brishtë,kurse personat që janë hedhur serish në aksion dhe po angazhohen ende, herë hapur e herë në prapaskenë për ndarjen e Kosovës, janë kuislingu Hashim Thaçi me argatët e tij të udhëhequr nga Baton Haxhiu, të cilët sa më parë duhet të vihen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, për shkeljen e Kushtetutës dhe tradhtinë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. Ndërsa për tu heshtur njëherë e përgjithmonë kjo ide e rrezikshme për shtetin e Kosovës,duhet të shkarkohet sa më parë dora e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, Hashim Thaçi, i cili jo vetëm se ishte dhe mbetet ideator i kësaj ideje të rrezikshme, por kuislingu Thaçi dhe krye spiuni Baton Haxhiu, që të dy janë peng i dosjeve te Beogradit, ndaj dhe pa fije turpi, angazhohen aq shumë që territoret më vitale të Kosovës, ti falen Serbisë”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Share189Tweet

Related Posts

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Arrestohet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryente kriminalitet ryshfeti!

May 27, 2022

Skandal pas skandali, Çeku: Thaçi ka tentuar të ndërtojë pallat presidencial në qendër të Prishtinës, Kosova rrezikohet nga arbitrazhi!

December 31, 2021

Rama, Vuçiqi dhe Zaevi sërish i bëjnë ftesë Kosovës t’i bashkëngjitet ‘Open Balkans’!

December 21, 2021

Kurti për gazetën ‘Pobjeda’: Vuçiq nuk po e përmend më ndarjen, po kërkon ‘bosnjëzimin’ e Kosovës!

December 6, 2021

Dusan Janjiq: Ja emrat e politikanëve serbë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë që fshihen pas idesë për shkëmbim territoresh!

November 26, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.