Pas mosarritjes së marrëveshjes as në takimin e sotëm, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar.
“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
LVV-ja njoftoi pak më parë se në takimin që zgjati më shumë se dy orë nuk është arritur marrëveshje për fomimin e qeverisë dhe se nesër do të ketë takim tjetër.
Veçse, siç njofton partia e Albin Kurtit, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e QUINT-it.