Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi të dyja palët nuk janë në gjendje të merren vesh, ka thënë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.
“Besoj se kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë sepse të dy palët nuk do të mund të arrijnë kurrë një marrëveshje”, tha Josep Borrell në një ngjarje në Lisbonë, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu paralajmëroi se “nëse kjo tragjedi nuk përfundon së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë”.