Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë nisur takimin e paraparë për sot i cili përfundu para pak minutash.
Pas përfundimi të takimi Hoti përmes një postimi në facebok ka publikuar një video në të cilen ka treguar sesi është pritur në Paris, transmeton “Bota sot”.
Takimi ka nisur në orën 11:30 në Pallatin Elize në Paris dhe ka përfunduar. Lajmin e ka konfirmuar për median vendore, Xhavit Beqiri, këshilltari për media i kryeministrit Hoti.
“Takimi ka nisur në orën 11:30 dhe tashmë ka përfudnuar. Për detaje të takimit do t’ju informojmë përmes një komunikate për media”, ka thënë Beqiri.
Takimi Hoti-Macron ishte paralajmëruar të hënën nga kryeministria.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron. Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, shkruante në njoftimin e kryeministrisë.
Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.