Kryeministri Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën e tij zyrtare në SHBA, në kuadër të së cilës do të takojë zyrtarë të lartë të Administratës amerikane, përfshirë senatorë, kongresmenë dhe udhëheqës të “think -tankeve” dhe personalitete dhe akterë që kanë luajtur rol dhe që do të luajnë rol në zhvillimet në Uashington në raport me Kosovën dhe me Ballkanin, njofton Kosova Post.
Sipas burimeve të Kosova Post, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin Kurti do ta presë zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Ndërsa, në Senatin e SHBA-së, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me senatorë të rëndësishëm për zhvillimet në Evropë dhe në rajonin tonë.
Takimi i parë do të jetë me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
Poashtu bëhet e ditur se java ardhëshme, përkatësisht e hëna e javës që po hymë, do jetë dita kur Kryeministri Kurti do të nis takimet e tija të rangut të lartë politik.