Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pas mohimit të Reçakut nga Vuçiq pasuan reagimet!

December 11, 2019
8
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Kosovës tha se e ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet e civilëve të vrarë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare kërkon përmbajtje nga retorika nxitëse.

Nuk kanë të ndalur reagimet nga Kosova,por edhe prania ndërkombëtare rreth një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҁiq, i cili masakrën e Reҁakut të vitit 1999 në Kosovë e cilësoi fabrikim të shqiptarëve. Vuҁiq këtë deklaratë e bëri pasi një gjykatë në Kosovë e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin në qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq, nga lista “Srpska”, i cili në një tubim në veri të Mitrovicës, po ashtu masakrën e Reҁakut e cilësoi trillim të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë dhe unë e përsëris tani, krimin e fabrikuar në Raçak, ku gjithçka u falsifikua nga ai mashtrues me flokë të bardhë, William Walker”, deklaroi në Beograd Vuҁiq.

Por pesidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (10.12) vendosi që të bëjë homazhe tek varreza e masakrës së Reҁakut duke reaguar ashpër kundër deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҁiq.

“Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, ka vrarë rreth 1300 fëmijë, ndërsa aparati shtetëror i tyre ka dhunuar rreth 20 000 gra. Në të njëjtën kohë, kemi rreth 13 000 shqiptarë civilë të vrarë. Ritheksoj, Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Për fat të keq ende ata, të cilët kanë kryer këtë krim kundër njerëzimit dhe gjenocidin nuk janë hetuar dhe nuk kanë dalë para drejtësisë as lokale, as ndërkombëtare”, tha presidenti Thaçi.

  1. Jahrestag des Beitritts der NATO zum Kosovo (picture-alliance/V. Kryeziu)
    Kosova feston 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në vend, që i dha fund edhe luftës në Kosovë

Thaçi kërkon që Serbia të pranojë përgjegjësinë

Sipas tij e ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”. “E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës. Për fat të keq, duhet të them edhe me zhgënjim se edhe heshtja e ndërkombëtarëve, mosvizita e tyre sidomos këtu në Reçak, që është e ritheksoj pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, i ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë a formë tjetër edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë dhe me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, u shpreh presidenti kosovar.

Ambasada e SHBA-sё në Kosovë reagoi e para pas deklaratës së Presidentit të Serbisë dhe tha, se “retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme”.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe i Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Kosovo Treffen von Hashim Thaci mit dem US- Botschafter Philip Kosnet (Office of the president of Kosovo )
Thaçi në takim me ambasadorin e SHBa në Prishtinë, Philip Kosnet

BE: Nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak

Reagime pati edhe nga Bashkimi Evropian, qё theksoi, se “nuk ka vend për të mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999 dhe se pikëpamje të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha në një reagim që e shpërndau për medie, Ana Pisonero, zëdhënësja e re e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit.

Edhe ambasada e shtetit të Zvicrës reagoi pas deklaratave të Presidentit të Serbisë që masakrën e Reҁakut e cilësoi “fabrikim”. Në një njoftim të kësaj ambasade thuhet, se ajo i mbështet reagimet ndërkombëtare kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Zvicrës.

Në vitin 1999, në Reçak në një fshat 20 kilometra në Jug të Prishtinës u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe të sigurimit. Masakra e Reçakut njihet edhe si një nga ngjarjet që sensibilizoi faktorin ndërkombëtar dhe që shënoi kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë. Kjo masakër u parapriu proceseve që çuan deri tek fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë./DW/

Share8Tweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022

Qan me ‘lot’ Petkoviq: Kurti na e pengoi referendumin, por zgjedhjet e 3 prillit do t’i mbajmë edhe në Kosovë!

January 17, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.