
Edhe pse sot ditë e diell kur zakonisht pushohet, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vazhdon punën dhe aktivitetin e tij.
Që nga orët e herëshme të mëngjesit ai është parë duke pritë e përcjellë njerëz që duan t’i bashkohen AAK-së.
Më pastaj, kryetari i Aleancës është takuar në një mëngjes pune me kandidatët për deputetë nga koalicioni AAK-PSD, ku kanë biseduar për rrugëtimin e tyre të përbashkët.
Burime nga Aleanca thonë se është folur edhe për sfidat që e presin qeverinë e ardhshme si dhe për strategjinë e punës deri në zgjedhje.
Postimi i plotë i Ramish Haradinaj:
Mëngjes pune me kandidatët për deputetë të koalicionit fitues AAK – PSD, njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, të cilët janë gati të marrin përgjegjësi për ta jetësuar konceptin 100% shtet. Gjashtë tetori është referendum për shtetin!
RH
Discussion about this post