Me tri ndeshjet e sotme, ka përfunduar faza e dytë në Superligë, njëherësh xhiroja e 22-të e saj.
Befasin e kësaj xhiroje e ka bërë Flamurtari që mposhti liderin Ballkanin me rezultatin 2:1.
Fitore ka siguruar Feronikeli në shtëpi ndaj Vushtrrisë, 2:0.
Kështu me fitore e nis aventurën e tij Afrim Tovërlani me Niklin.
Tri pikë nga Klina i ka rrëmbyer Drenica që fitoi 3:1 kundër Dukagjinit.
Pas 22 xhirove, Ballkani edhe pas humbjes vazhdon të jetë lider.
Dallim mes Ballkanit dhe vendit të katërt është vetëm tre pikë.
Kjo është renditja e plotë e tabelës.