Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pas aksionit të madh të policisë në Karaçevë, institucionet e vendit japin detaje!

September 19, 2020
7
SHARES
934
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Karaçeva-shembja

Mbrëmë në fshatin kufitar të komunës së Kamenicës, në Karaçevë është organizuar një aksion i madh i policisë së Kosovës në bashkëpunim me institucionet e rendit ku janë arrestuar 35 persona.

Aksioni i Policisë së Kosovës është organizuar pas dyshimeve se në atë fshat funksionojnë grupe kriminale të cilat merren me kontrabandë, lojëra të fatit e prostitucion. Institucionet e rendit në komunën e Gjilanit sot nëpërmjet një konference për media kanë dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ky aksion ka rezultuar pas 1 viti hetime ku janë arrestuar 35 persona, 12 prej të cilëve zyrtarë policorë të Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi të gjatë gati 1 vjeçar gjatë mbrëmjes së djeshme siç e dini në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit është realizuar aksioni në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në Karaçevë si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone tjera të Kosovës. Hetimi ka filluar për shkak të pretendimeve për aktivitete kriminale me elemente korruptive. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policorë, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Ndaj tyre, prokuroria e Gjilanit brenda afatit ligjor do të kërkojë procedurat. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë që kanë funksionuar në atë pjesë dhe janë konfiskuar prova materiale që dyshohet të jenë përdorur në aktivitetet e tyre kriminale. Operacioni do të vazhdojë edhe më tutje ku për zhvillime të mëtutjeshme do të jeni të informuar ju dhe opinioni mbarë”, thanë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Në anën tjetër, nga policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit kanë treguar se në Karaçevë janë sekuestruar 220 aparate të lojërave të fatit, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 armë me gaz, 1 karikator AK47 dhe prova të tjera materiale.

“Ajo që dua të prezantoj është një operacion policor të realizuar në bashkëpunim të ndërsjelltë dhe të ngushtë mes IPK-së, Policisë dhe prokurorisë. Operacioni ka pasur për qëllim luftimin e aktiviteteve kriminale siç janë prostitucioni, lojërat e fatit. Operacioni ka qenë tredimensional dhe i njëkohshëm. Fillimisht të ndalem tek zona e Karaçevës ku është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione nëpër kazino. Janë arrestuar 7 persona fizikë të cilët pas intervistimit ka rezultuar se janë klientë të këtyre kazinove. Janë sekuestruar 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 karikator AK47, 1 kombi me kafshë të kontrabanduara. Ajo që është në interes të opinionit publik dhe të tuajin si media, të gjitha objektet atje janë rrënuar”, thanë nga policia e Kosovës në konferencë për media.

Në anën tjetër, nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë treguar se prej 12 zyrtarëve të arrestuar 9 janë të nacionalitetit shqiptar dhe 3 janë të nacionalitetit serbë.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet se kanë qenë të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale.

“Dje është realizuar ky plan operativ i përbashkët pas hetimeve të gjata. Unë do të flas për pjesën e cila është në mandatin e IPK-së që është hetimi për policët. Në dyshime për veprimtari penale të policëve të Kosovës, dje janë 8 nacionalitet shqiptar dhe 3 nacionalitetit serbë. Sot është arrestuar edhe zyrtari policor i fundit. Të dyshuarit janë punonjës të drejtorisë rajonale kufitare të Lindjes, Muçivercë. Punonjësit janë suspenduar dhe janë ndaluar për 48 orë. Kontrabandim me mallra dhe organizim i skemave piramidale të bixhozit. Unë sot mund të konkludoj që puna e hetuesve të IPK-së është realizuar plotësisht. Dua t’i falënderoj qytetarët dhe organet për bashkëpunim. “, thanë nga IPK-ja.

ShareTweet

Related Posts

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Sulme terroriste në Veri të Kosovës, reagojnë Sveçla dhe komandanti i policisë!

April 15, 2022

Zjarr i madh në Fushë Kosovë, policia jep detaje!

April 1, 2022

Zyrtare: Deri më tani 47 zyrtarë policorë të arrestuar!

March 14, 2022

Policia zbarkon në ‘Viva Fresh Store’, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj, i mbyllet depoja kryesore!

March 10, 2022

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me Bedri Halimin: Ja çfarë bëri ky njeri!

January 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.