Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes, raporton Gazeta Express.
Kështu Selmanaj është deklaruar në një intervistë që do të transmetohet në ora 18:00.
Selmanaj sipas këtij njoftimi thotë se “koalicioni LV – LDK, i ngjan një “fryti” që dy palët po e vrasin pak para lindjes! Optimizmi i tij është zvetënuar edhe shkaku i modelit të bashkëqeverisjes VV-LDK në Prizren, e cila sipas tij tregon fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes”.
Selmanaj për herë të parë kritikon ashpër dhe hapur Vjosa Osmanin, si dhe thotë se është shembull i gabuar i politik bërjes. Sipas tij, dikush që nuk pajtohet me qëndrimet e partisë dhe ndërton karrierë duke vepruar shpesh në kundërshtim me vendimet partiake, është më e udhës të largohet nga partia.
Selmanaj nuk e përjashton mundësinë që LDK ta formojë qeverinë nëse kandidati i tyre propozohet nga presidenti.
Kujtojmë që Selmanaj është pjesë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që dy mandate.
Në zgjedhjet e gjashtë tetorit, ai ka marrë 16.222 vota./GazetaExpress/