Papa Françesku ka bërë reagimin e parë sot lidhur me përshkallëzimin e tensioneve SHBA – Iran.
Françesku bëri një apel të fortë për dialog, vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjeve ndërkombëtare drejtuar SHBA-së dhe Iranit, duke kërkuar impenjim për të shmangur një konflikt më të gjerë.
Thirrja u bë gjatë fjalimit të përvitshëm të Papa Françeskut me ambasadorët e mbi 180 shteteve në Selinë e Shenjtë, gjatë takimit që mbahet në nisje të vitit të ri.
Papa Françesku, njoftoi Vatikan News, i takoi diplomatët paradite në një audiencë të shumëpritur, pasi e gjithë bota dëshironte të dinte qëndrimin e Papës dhe të Vatikanit për krizat aktuale.
Ky është takimi ku Papa hedh vështrimin mbi problemet dhe tensionet e botës, në një fjalim, që më pas, kthehet në mjet për deshifrimin e gjeopolitikës së Vatikanit./tch