
Grupet për të drejtat e njeriut dhe familja e studentit italian të vrarë në Egjipt, Giulio Regeni, e kanë kritikuar ashpër marrëveshjen për shitjen e armëve mes Italisë dhe Egjiptit në vlerë të një miliard eurove.
Kufoma e dëmtuar e Regenit ishte gjetur anash një rruge të rëndësishme në periferi të Kairos në pjesën e parë të vitit 2016. Vrasja e tij nuk është zgjidhur ende, por ka dyshime të shumta se ai është rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga forcat egjiptiane të sigurisë, shkruan “The Guardian”.
“Shteti italian na ka tradhtuar. Ne u tradhtuam nga zjarri ynë, jo nga Egjipti. Kjo është një tradhti për të gjithë italianët që besojnë në respektimin e të drejtave”, tha nëna e studentit të vrarë, Paola Deffendi.
Javën e kaluar, qeveria italiane e miratoi shitjen e dy luftanijeve në Egjipt, të ndërtuara nga kompania shtetërore “Fincantieri”, duke e bërë një kthesë në marrëdhëniet jo shumë të mirave mes dy vendeve.
Gazeta italiane “La Repubblica” raportoi se miratimin përfundimtar për këtë marrëveshje e dha kryeministri italia, Giuseppe Conte, pas negociatave sekrete që zgjatën disa muaj.
Shitja e këtyre dy luftanijeve është pjesë e një marrëveshjeje më të madhe për shitjen e armëve, e cila e ka vlerën mes nëntë dhe dhjetë miliardë eurove. Këtu përfshihet shitja e katër luftanijeve të tjera, 24 aeroplanëve ushtarakë, 24 aeroplanëve trajnues dhe një sateliti ushtarak.
Nëse nënshkruhet, kjo do të ishte marrëveshja më e madhe për blerjen e armëve në historinë moderne të Egjiptit dhe një nga shitjet më të mëdha nga Italia që nga Lufta e Dytë Botërore.