Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Pandemia e bëri botën të kuptojë rëndësinë jetike që ka kontakti fizik njerëzor!

March 6, 2021
11
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
The Economist

Kanë kaluar mbi 11 muaj që kur dikush e përqafoi Lerrin për herë të fundit. Ekonomisti 62-vjeçar jeton vetëm në Çikago, qytet që hyri në bllokim marsin e vitit të shkuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Ai ka probleme me zemrën, ndaj që nga ajo kohë ka qëndruar i mbyllur në shtëpi.

Të vetmit njerëz që e kanë prekur, kanë qenë infermierët me dorezat plastike që i masnin presionin e gjakut. Lerri e përshkruan veten si një person “në nevojë për prekje”. Seksi është i bukur, por më shumë se sa kaq ai dëshiron një kontakt platonik të rastësishëm:përqafime dhe shtrëngime duarsh.

Shtrihem në shtrat, thotë ai, i përmalluar për dikë që të mund t’i shtërngoj dorën apo ta përqafoj. Pandemia ka qenë një sfidë e fortë në shumë aspekte. Janë boshllëqet e krijuara nga ata që kanë vdekur nga Covid-19, boshllëqet në vendet e punës dhe shkolla, si dhe ato të krijuara nga mungesa e miqve dhe familjes.

Pastaj janë gjërat e vogla që mungojnë. Për të ndalur përhapjen e Covid-19 njerëzit kanë braktisur shtrëngimet e duarve, përqafimet dhe rrahjet e shpatullave që ngrohin ndërveprimet e përditshme njerëzore. Humbja e ndonjërit prej tyre, vështirë se duket e denjë për t’u shënuar.

E megjithatë prekja është aq e nevojshme për mbijetesën e njeriut, po aq sa ushqimi dhe uji, thotë Tifani Filld, drejtore e Institutit të Kërkimit mbi Prekjen në Shkollën e Mjekësisë Miller, pjesë e Universitetit të Majemit. Prekja është shqisa e parë që zhvillohet tek njeriu dhe e vetmja e nevojshme për mbijetesë.

Ne mund të jetojmë edhe kur humbim shikimin apo dëgjimin. Por pa prekjen, që na jep mundësinë të zbulojmë stimuj të tillë si presioni, temperatura dhe struktura e një objekti, ne nuk do të mund të ecnim apo të ndjenim dhimbje.

Lëkura jonë është mjeti përmes të cilit ne orientohemi në këtë botë. Disa grupe kanë vuajtur prej kohësh nga mungesa e prekjes. Për shekuj me radhë, lebrozët cilësoheshin tëpaprekshëm. Dalitët, kasta më e ulët në Indi, njiheshin si të tillë.

Izolimi nga të tjerët përdoret si një ndëshkim në burgje. Në një film të realizuar para vdekjes së tij në vitin 2015, Peter Kolins, një i burgosur kanadez i izoluar në vetmi tha se e dëshironte aq shumë prekjen e një njeriu tjetër, saqë i dukej se mizat që lëviznin mbi lëkurën e tij ishin gishtat e gruas së tij.

Por tani për shkak të pandemisë grupe të mëdha të popullsisë, janë privuar nga kontakti fizik miqësor. Për të krijuar marrëdhënie të ngushta,njerëzit kanë nevojë për prekje. Për të përmirësuar shanset e tij për të mbijetuar, Homo sapiens evoluoi për të jetuar në grupe. “Njerëzit kanë nevojë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin”-shpjegon Alberto Gallas, psikobiolog në Universitetin e Milano-Bicocca, që thotë se ashtu si kafshët e tjera sociale, njerëzit kanë zhvilluar një sistem neurologjik të dizenjuar për t’iu përgjigjur prekjeve të njerëzve të dashur.

Gallas thotë se në thelb një përkëdhelje aktivizon një fije nervore në lëkurë, e cila aktivizon më pas pjesët përgjegjëse të trurit që lidhen me kënaqësinë, duke çliruar një koktej hormonesh, përfshirë dopaminën, serotoninën dhe oksitocinën, që qetësojnë ankthin dhe na bëjnë të ndihemi më të lumtur.

Rëndësia e prekjes fillon herët. Një përmbledhje e literaturës shkencore në vitin 2016, zbuloi se foshnjat që kishin kontakte lëkurë me lëkurë me nënat e tyre menjëherë pas lindjes kishin 32 për qind më shumë gjasa që të ushqeheshin me gji qënë përpjekjen e tyre të parë, sesa ato që nuk e bënin këtë.

Ndërkohë disa orë më vonë, ato kishin një funksionim më të mirë të zemrës dhe mushkërive,dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak. Në një studim të vitit 1986 në SHBA, foshnjave të lindura para kohe, që u bëhej rregullisht masazh për 10 ditët e para, shtonin më shumë në peshë dhe dilnin më shpejt nga pavioni i kujdesit intensiv, sesa foshnjat që nuk i nënshtroheshin një praktike të tillë.

Edhe zhvillimi i tyre fizik dhe njohës, ishte gjithashtu më i mirë në testet e zhvilluara një vit më vonë. Ndërkohë prekja redukton nivelet e kortizolit, një hormon i prodhuar në përgjigje të stresit. Përveç nxitjes së përgjigjes “ik ose lufto”, kortizoli i mbyt “qelizat vrasëse natyrore”, një lloj i qelizave të bardha të gjakut që sulmon viruset dhe bakteret.

Sipas dr.Filld, prekja mund të rrisë gjithashtu prodhimin e qelizave vrasëse natyrore tek pacientët me HIV-AIDS dhe kancer. Në vitin 2014 studiuesit në Universitetin Carnegie Mellon, vunë re se të rriturit e shëndetshëm që përqafoheshin më shpesh kishin më pak të ngjarë të ftoheshin, ndoshta sepse përqafime të tilla janë një mënyrë për të komunikuar afeksion, dhe njerëzit që marrin përkujdesje të tilla kanë pak gjasa që të sëmuren.

Ndërkohë, mungesa e prekjes është e dëmshme. Studimet mbi foshnjat, tregojnë se mungesa e prekjes çon në një gamë të gjerë të problemeve të zhvillimit, thotë Dejvid J.Linden, profesor i neuroshkencës në Universitetin Xhon Hopkins.

Fëmijët që nuk janë përqafuar shpesh, kanë tendencë të zhvillojnë aftësi të caktuara njohëse më vonë sesa bashkëmoshatarët e tyre. Ndërkaq, mungesa e prekjes mund të ushqejë agresionin. Në 2002 dr.Filld vërejti se krahasuar me adoleshentët francezë, fëmijët në SHBA që kishin kontakte fizike, ishin më pak të dashur dhe ishin më agresivë ndaj të tjerëve.

Një studim me 509 të rritur nga e gjithë bota në vitin 2014,tregoi se privimi nga prekja lidhej me vetminë, depresionin, stresin, çrregullimet e humorit dhe ankthit, si dhe çrregullimet dytësore të imunitetit. /

“The Economist” – Bota.al

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Kryeministri Kurti thotë se masat e reja anti-COVID i përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë!

December 1, 2021

Politikat konvencionale dhe roli i bankave para dhe pas pandemisë!

October 26, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.