
Legjenda e basketbollit Kobe Bryant është ndarë nga jeta pas një përplasje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.
Bryant, 41 vjeç u raportua se ishte në helikopterin e tij privat me tre persona të tjerë kur u rrëzua.
Askush në bord të helikopterit nuk mbijetoi, sipas TMZ Sports.
Bryant është konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e NBA.
Kobe Bryant ka fituar 5 tituj kampion në NBA me skuadrën e Los Angeles Lakers. Bryant ka fituar dhe çmim Oscar për film me metrazh të shkurtër në 2018.
