
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:20 minuta pas letër rreshtimit të lëshuar nga ky shërbim për të larguarin me inicialet S.D nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, S.D, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.
“S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrantë”, thuhet në njoftim.
I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit.