Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka komentuar refuzimin për t’u takuar sot me presidentin e vendit, nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Lekaj ka shkruar në Facebook se Kurti po fshehet, derisa, ka kërkuar nga i njejti që t’i merr përgjegjësitë që i takojnë.
Tutje, ai i ka përmendur Kurtit protestat, e aktivistët që e VV-së që ndërruan jetë duke e lënë përgjegjës partinë në të cilën udhëheq Albin Kurti.
“15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty”, ka shkruar ai./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post