Kur kanë mbetur edhe një javë nga konstituimi i Kuvendit, ende nuk dihet nëse Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen sot.
“Ende nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënësi për media i Vetëvendosjes kur është pyetur nga Gazeta Insajderi për një takim të mundshëm ndërmjet liderëve.
Kurti dhe Mutafa herën e fundit janë takuar të shtunën në mesditë – takim ky që ka zgjatur më shumë se tri orë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë marrë vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit, shkruan Insajderi.
Zyrtarë të LDK-së kanë thënë se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për postin e Presidentit, atëherë të njëjtit do të shkojnë në opozitë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post