Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Pagat në sektorë të ndryshëm në Kosovë: Favorizimi i sektorit publik dhe diskriminimi i sektorit privat…!

October 23, 2019
15
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ka thelluar diferencën me sektorin privat. Derisa në gjashtë vjetët e fundit pagat në sektorin publik janë rritur mesatarisht për 166 euro, në sektorin privat përgjatë kësaj periudhe rritja e pagave ka arritur vetëm 34 euro.

Prandaj, edhe interesimi i kosovarëve për t’u punësuar në sektorin publik është shumë më i madh se në sektorin privat, fenomen ky që nuk është i theksuar në vendet me ekonomi më të zhvilluar, ku pagat në sektorin privat janë dukshëm më të larta se në sektorin publik.

Nga viti 2012 pagat në sektorin publik u rritën për 166 euro, në sektorin privat vetëm 34 euro.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2018 ka qenë 558 euro, derisa në vitin 2012 ka qenë 407 euro, ku ka pas një rritje prej 166 euro për 6 vjet.

Nga ana tjetër, në sektorin privat të vendit paga mesatare bruto ka arritur në 401 euro në vitin e kaluar, derisa në vitin 2012 ka qenë 367 euro, ku ka pasur një ngritje prej 34 eurosh për 6 vjet, përkatësisht mbi 5 euro në vit.

Te kompanitë publike të Kosovës paga mesatare, sipas ASK-së, ka arritur në 699 euro në vitin 2018, derisa në vitin 2012 pagat në këtë sektor kanë qenë 518 euro, apo 181 euro për 6 vjet, përkatësisht me një rritje prej mbi 30 euro në vit.

“Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te ndërmarrjet publike. Në vitin 2012, te ndërmarrjet publike, paga mesatare bruto ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 arrinte në 699 euro”, thuhet mes tjerash në raportin e ASK-së.

Pagat në kompanitë e mëdha të Kosovës

Në kompaninë më të madhe publike të Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës(KEK), paga mesatare është 674 euro. Në këtë Korporatë punëtorët e Departamentit të Prodhimit të Qymyrit marrin pagë mesatare prej 649 euro, punëtorët e Termocentralit “Kosova B” marrin pagë mesatare prej 675 euro, ndërsa punëtorët e termocentralit “Kosova A” marrin pagë mesatare prej 670 euro.

Paga shumë më të larta se në KEK vazhdojnë të marrin punëtorët e Telekomit të Kosovës, ndonëse kompania publike vazhdon të ballafaqohet me krizë financiare, raporton Front Online.

Keq me paga nuk qëndrojnë as punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku punëtorët e sigurimit marrin pagë mesatare prej 665 euro, zjarrëfikësit e Aeroportit marrin 823 euro pagë mesatare, infermierët 650 euro, punëtorët e parkingut në Aeroport i marrin 700 euro, kopshtarët 550 euro dhe pastruesit 430 euro.

Infermierët dhe zjarrëfikësit e aeroportit më të paguarit

Derisa infermierët në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” paguhen 650 euro në muaj, përgjysmë më pak paguhen infermierët në sektorin publik shëndetësor të Kosovës.

Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, paga neto e një infermieri aktualisht është 377 euro, apo 447 bruto.

Edhe zjarrëfikësit në Komuna të ndryshme të vendit paguhen më pak se kolegët e tyre që punojnë në Aeroportin e Prishtinës. Sipas deklaratave nga drejtuesve të sindikatës së zjarrëfikësve, paga neto e tyre është rreth 320 euro, apo rreth 500 euro më pak se që marrin pagë zjarrëfikësit e aeroportit.

Derisa në kompani të ndryshme paga  mesatare kalon shifrën prej 800 euro, paga minimale në vend është shumë e ulët. Në Kosovë, aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.

Info grafika:

Rritja e pagave brenda 6 vjetëve në Kosovë

166 euro në sektorin publik

34 euro në sektorin privat

Diferencat në paga

650 euro marrin pagë infermierët në aeroport

377 euro paguhen infermierët e sektorit publik shëndetësor

823 euro marrin pagë zjarrëfikësit në aeroport

320 euro paguhen zjarrëfikësit në komuna të ndryshme të Kosovës

649 euro marrin pagë punëtorët e mihjeve në KEK.

Share6Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.