
Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket votimit kundër për blerjen e maskave falas për qytetarët.
Sipas saj, shumica e deputetëve të LDK-ës sot i kanë marr maskat falas që ofrohen për deputetë nga Kuvendi.
“Por të njëjtit votuan kundër amandamentit që shteti të siguroj maska për qytetarët e sidomos për ata në gjendje të vështirë ekonomike. Turp”, ka deklaruar ajo.
