
Por, ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, një gjë e tillë duket se nuk ka gjetur zbatim të plotë. Këtë e dëshmojnë familjarët e pacientëve.
“Nënën e kemi në Ortopedi, e kam blerë protezën edhe sot për sallë, kam blerë gjithçka që është e nevojshme. Ama bash krejt komplet çka është dashtë!”, tha ai.
Por, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, mohon se ka mungesë të barnave të listës esenciale.
‘Furnizimi me barna të listës esenciale mendoj që është mirë, kjo vërehet edhe në teren që ka furnizim dhe krahasuar me përudhen e kaluar furnizimi është me mbi 80% më mirë”, tha ai.
Kur do të fillojë lista e re?
Nga aspekti teknik është duke u përgatitur, por besoj që planifikimi dhe tenderi do të shpallen me listën e re tani.
Sipas Sejdiut, probleme të theksuara vërehen të operatorët ekonomikë si dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit.
‘Edhe ato mungesa që i kemi mund të them se janë për fajin e operatorëve ekonomikë si dhe procedurave të prokurimit që shumë tender zvarriten me muaj ku ka edhe raste me vite, në OSHP, tha ai
Që nga paslufta drejtues të institucioneve të sektorit të shëndetësisë, vazhdimisht kanë premtuar furnizim të barnave të listës esenciale, por deri më tani kjo nuk ka arritur të gjejë zbatim të plotë.
Discussion about this post