Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, është pritur në takimi lamtumirës nga kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmanit.
Kjo me rastin e përfundimit të misionit të Apostolovës në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë e ka bërë të ditur zyra e informimit të kuvendit të Kosovës përmes një njoftimi për medie.
Kryetarja Osmani e ka uruar Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.
“Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme. Në mesin e tyre, Kryetarja e Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre”, thuhet në komunikatë
Në fund, kryeparlamentarja i uroi Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në./Gazeta Mejdani/