Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ora e fundit deri në mbledhje të Kuvendit, çfarë mundë të ndodhë në këto momente!

December 26, 2019
13
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kuvendi i Kosoves

Sot në orë 15:00 do të mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Por pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arritën të nënshkruanin marrëveshjen për qeverisje të përbashkët, seanca do të marrë një kah më ndryshe.

Aty mund të shohim vetëm betimin e deputetëve, e jo edhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit për shkak të votave të pamjaftueshme.

Eugen Cakolli, nga Insituti Demokratik i Kosovës (KDI), për IndeksOnline ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 ka bërë që partia fituese e zgjedhjeve të mos ketë hapësirë të propozojë e vetme kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë se nëse nuk zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetari, presidenti Hashim Thaçi nuk mund të fillojë procedurat për konsistim me subjektin politik që ka dal fitues i zgjedhjeve për të nominuar një kandidat.

“Fatkeqësisht aktgjykimi  i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 lidhur me çështjen e grupit më të madh parlamentar i ka ofruar hapësirë të pakufizuar grupit parlamentar  që ka dalë fitues në zgjedhje, të propozojë kryetar të Kuvendit për aq herë sa është e nevojshme deri në zgjedhjen e tij.

Pra ekskluziviteti për nominimin për kryetar të Kuvendit i është njohur vetëm një grupi parlamentar apo vetëm një subjekti politik që kjo nënkupton se mund ta bllokojë këtë proces për periudha të gjata kohore.

Ka raste kur vendit i janë dashur deri në 6 muaj për të konstituar Kuvendin e që në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje të partive politike tani për tani nuk janë votat për të përzgjedhur një kandidat për postin e kryetarit apo nënkryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Por edhe nëse kjo procedurë përfundon sot në Kuvend, Cakolli ka thënë se ka ende hapësira që të zvarritet procesi i formimit të Qeverisë, për shkak të propozimit të kandidatit për postin e kryeministrit.

“Sa i përket formimit të Qeverisë as nuk mund të fillojë fare pa konstituimin e Kuvendit.

Në rast se sot hipotetikisht zgjidhen kryetari dhe nënkryetari sërish ekziston një hapësirë ligjore lidhur me atë se sa është afati ligjor për të përmbyllur konstitimet e presidentit me subjektin fitues të zgjedhjeve.

Kjo për shkak  ekziston mundësia që një kandidat ofrohet për postin e kryeministrit, që praktikisht ia pamundëson presidentit betimin e këtij emri në Kuvend.

Ndërsa nëse edhe kjo procedurë konsumohet siç duhet atëherë vendit do t’i duhen 15 ditë për të sjellë në vend kabinetin e ri qeveritar i cili duhet të marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve”, ka thënë ai.

Cakolli ka sqaruar për IndeksOnline se nëse kandidati i parë për kryeministër dështon të sigurojë numrin e votave, atëherë pas 15 ditësh do të duhej të formohej kabineti i ri qeveritar.

“Në rast se kandidati i parë dështon në sigurimin e votave, atëherë presidenti duhet që brenda 10 ditësh duhet të caktojë një kandidat tjetër që duhet që brenda afatit 15 ditësh të sjellë kabinetin e ri qeveritar.

Dhe në rast se edhe ky kandidat nuk arrin të sigurojë votat, atëherë edhe presidenti është i obliguar që të shpallë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e parë e marrjes së vendimit për shpalljen e tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur por posti i presidentit po mbetet “mollë sherri” për dy palët./IndeksOnline/

Share9Tweet

Related Posts

Kryeministri Kurti: KEK-u është shitur më lirë se badihava!

January 24, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022

Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja s’e votojnë marrëveshjen midis Kosovës dhe SHBA-ve!

December 30, 2021

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Çfarë gjuhe e deputetes/ Ganimete Musliu-Ministrit Peci: Mos rrej, mos gënje o zotni!

December 13, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.