Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Opozita e akuzon se dështoi në veri, Kurti thotë se ia ndërroi qasjen dialogut!

December 1, 2022
4
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përplasje mes kryeministrit, Albin Kurti, dhe deputetëve opozitarë ka prodhuar interpelanca e thirrur nga AAK-ja, por jo edhe një dakordim politik për sjelljen që duhet treguar ndaj serbëve të Kosovës e edhe ndaj Serbisë në dialog.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e arsyetoi mocionin dhe sponsorizoi një projektrezolutë, por shprehu mospajtim me kryeministrin.

“Nëse vazhdon me demagogji as opozita s’ka me mujt me të ndihmu, as Zoti”, ka theksuar Haradinaj.

Por, për kryeministrin veprimet e Qeverisë së tij ia kanë kthyer kahun dialogut me Serbinë.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara kur vareshin nga Lista Serbe me veprimet që po i bëjmë ne sigurisht do të kishte mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë, por ja që tani nuk është e mundshme”, ka theksuar Kurti.

Deputetë të PDK-së që ka udhëhequr më së shumti me procesin e dialogut, e kritikuan Qeverinë për zhvillimet që rezultuan me braktisjen e institucioneve nga serbët e veriut.

“Data e 4-5 nëntorit është data më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës. Krejt çka është ndërtuar nga pavarësia është shembur”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se seanca për dialogun do të duhej të ishte e mbyllur për publikun. Për këtë foli edhe kryeministri Kurti, tek iu përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Është hera e parë që prej pavarësisë që kryeministri ka përballë një opozitë konstruktive kur vjen puna me Serbinë”, ka deklaruar Tahiri.

Atij i është përgjigjur Kurti.

“Pajtohem me deputetin Enver Hoxhaj që kërkoi seancë të mbyllur kur ke deputetë që flasin aq palidhje”, ka theksuar Kurti.

Kurti pati një përplasje verbale edhe me shefin e deputetëve të LDK-së,
Arben Gashi.

“Dialogu, dialogu, dialogu, Serbia, tap në pozitë të kryeministrit, dialog. S’ka dialog S’ka dialog, direkt e në dialog”, ka theksuar Gashi.

Kurti i është përgjigjur duke thënë se “ në marrëveshjen e VLAN-it ne themi jemi për dialog parimor për herë të parë si Vetëvendosje dhe në atë pikë thuhet që Vetëvendosje ta udhëheqë dialogun”.

Ndërsa Gashi ka deklaruar se LDK-ja ka dhënë kondtibur në edukimin e Kurtit.

“Që LDK-ja ka dhënë kontribut në edukimin e kryeministrit pajtohem, edhe në marrëveshjen që e kemi nënshkruar bashkë por edhe në bashkëqeverisjen që e kemi pasur”, ka theksuar Gashi.

Ndonëse diskutimi vazhdoi, interes për interpelancën nuk tregoi edhe më tej LDK-ja.

Këtë e ka komentuar Kurti. “Por sot e di që asnjë deputet i LDK-së nuk është këtu. Na trego strategjinë platformën më thanë, unë po flas por ata nuk janë këtu. Duhet ta themi troç se deputetët që nuk janë në sallë po ju ec rroga dhe deputetët e kanë pagën më të lartë se kryeministri”, ka theksuar Kurti.

AAK-ja qëndroi në sallë. Ndonëse e inicioi interpelancën, e pati kohën më të shkurtër për diskutim. Por për ta shfrytëzuar atë me kujdes, kryetari i Kuvendit ua dha një rekomandim.

“Pal mos u var nga letra, mundohu me e thanë me fjalë tuat”, ka theksuar Konjufca.

Diskutimi gati triorësh, u përmbyll pa miratim të projekt-rezolutës që kërkonte dialog intensiv me serbët e Kosovës për t’i kthyer në institucione, komunikim me opozitën për rrugëdalje nga situata e krijuar dhe një samit disaditor në SHBA për përmbylljen e marrëveshjes finale me njohje Kosovë-Serbi.

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.