Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

OKB-ja është e paaftë për të siguruar paqen!

October 18, 2022
4
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Bota jonë është në rrezik, dhe e paralizuar!”- shkroi në Twitter më 20 shtator, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. “Bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur. Asnjë sfidë e madhe globale nuk mund të zgjidhet nga një koalicion i vullnetarëve. Ne kemi nevojë për një koalicion të botës!”- shtoi.

Shkruan: Emily Tamkin

Një ide e shkëlqyer, zoti Sekretar i Përgjithshëm! E si duhet ta quajmë? Shtetet e Bashkuara?Njerëzit e mbledhur bashkë? Apo ndoshta diçka të ngjashme me termin “Kombet e Bashkuara”? OKB-ja mbylli javën e kaluar sesionin vjetor të Asamblesë së saj të Përgjithshme.

Por ideja se Kombet e Bashkuara mbeten ende një organizatë deri diku e aftë për të garantuar paqen dhe sigurinë, është kompromentuar rëndë. Ndërsa liderët botërorë u mblodhën për të mbajtur fjalimet përkatëse në lidhje me rolin e vendeve të tyre në botë dhe vizionet se si duhet të jetë i organizuar komuniteti ndërkombëtar, Vladimir Putin njoftoi mbajtjen e 4 referendumeve, që do ta “lejojnë” Rusinë të pretendojë si të vetin një pjesë të territorit të Ukrainës.

Votimet farsë nisën gjatë fundjavës, dhe do të vazhdojnë deri në fillim të kësaj jave. Po ashtu, ai  la të kuptohet se në një moment, mund të mendojë edhe për përdorimin e armëve bërthamore. Ndërkohë, statusi i Rusisë si një nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënkupton se ajo ka të drejtën e vetos edhe ndaj kritikave më të ashpra të veprimeve të saj.

Për më tepër, Rusia ka të garantuar një hapësirë në OKB, nga e cila mund të legjitimojë gënjeshtrat e saj. Për shembull, ndërsa Putin Vladimir po fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në fundin e muajit shkurt, Rusia ishte ironikisht pjesë e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ishte mbledhur pikërisht mbi atë çështje.

Disa mund të thonë se edhe SHBA-ja është sjellë në mënyrë të ngjashme. Për shembull në vitin 2003 kur dërgoi në OKB Sekretarin e Mbrojtjes, Kolin Pauell, për të këmbëngulur se Iraku zotëronte armë kimike, dhe se ky ishte një justifikim i mjaftueshëm për pushtimin e tij.

Por edhe ky fakt vetëm sa nxjerr më tej në pah të metat e këtij institucioni ndërkombëtar.

Le të jemi të qartë mbi një gjë:Kombet e Bashkuara nuk janë tërësisht të padobishme. Fakti që ekziston një forum ndërkombëtar, ku vendet dhe diplomatët mund të bisedojnë me njëri-tjetrin është diçka e mirë, duke pasur parasysh edhe rrugët e pakësuara për ta bërë diçka të tillë.

Po ashtu, ka disa fusha – ndryshimi i klimës, zhvillimi i qëndrueshëm, uji, ndihma për refugjatët, arsimimi i vajzave – në të cilat OKB-ja ka ende një rol të qartë. Por kur bëhet fjalë për sigurinë, OKB-ja po dështon që të parandalojë mizoritë. E megjithatë, ajo vazhdon të pretendojë se ka një lloj roli në ndalimin e tyre.

Më pas kur del se është e paaftë për ta bërë këtë, ngre supet dhe ç’është më e keqja vazhdon që të sigurojë hapësirë për ata që i kryejnë ato. (Nuk është vetëm Rusia. Raporti i OKB-së për abuzimet e Kinës kundër ujgurëve myslimanë, të cilat vazhdojnë prej vitesh, u publikua vetëm në gusht të këtij viti).

Është thënë shpeshherë se OKB-ja nuk ekziston për ta sjellë bërë botën një Parajsë, por për ta shpëtuar atë nga Ferri. Por ndoshta gjëja më e dobishme që mund të bëjë tani, është të pranojë se as nuk mund ta bëjë as këtë të fundit. / “New Statesman” /

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.