
Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë e dënon gjuhën diskriminuese dhe islamofobe të profesorit të filozofisë në UP Blerim Latifit ndaj aktit qytetar të besimtarëve muslimanë që kryen faljen e namazit në Sheshin Skenderbe në Prishtinë duke i konsideruar ata ‘arabë’ dhe ‘turq’.
Një gjuhë e tillë raciste e ksenofobe synon të nxis ndjenjat negative dhe pakënaqësitë ndaj një komuniteti fetar, i cili thjehtë ushtron të drejtën e vet si të gjithë.
Ne besojmë se është e drejtë kushtetuese e të gjithë qytetarëve në një sistem demokratik që të ushtrojnë lirinë e tyre pë të protestuar për shqetësimet e tyre në forma që ata i konsiderojnë të arsyeshme.
Përpekjet për ta lidhur një demostrim të tillë me axhenda tejkombëtare janë manipulime dhe vazhdim i retorikave islamofobe që prej vitesh janë ndërtuar nga figura publike, përfshirë edhe z. Latifi.
Kjo gjuhë urrejtënxitëse është vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme të z. Latifi mbi muslimanët dhe është në linjë me qëndrimet e ngjashme të mbajtura nga figura të tjera publike të njohura për qëndrimet e tyre diskriminuese ndaj muslimanëve.