Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

O politikanë shqiptarë: Mos u tallni me viktimat, ata nuk janë ‘të pagjeturit’ por janë të rrëmbyerit nga ushtria serbe!

December 12, 2020
5
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Shaban Murati

Një nga shpikjet terminologjike më mjerane shqiptare është fjala “të pagjeturit” për të emërtuar në dokumentat zyrtare shqiptarët burra, gra, të rinj dhe fëmijë, të cilët gjatë spastrimit etnik nga Serbia në Kosovë në vitet 1998-1999 i rrëmbeu ushtria serbe dhe i vrau.

Shkruan: Shaban Murati

Ata nuk janë “të pagjeturit” që ikën me dëshirë nga shtëpia dhe humbën rrugën e kthimit. Ata nuk jan as të zhdukurit apo “desaparecidos”, të cilët si në Argjentinë dhe Kili diktatura vendase i arrestoi kundërshtarët politikë dhe i zhduku pa gjurmë. Ata janë të rrëmbyerit nga ushtria pushtuese serbe, e cila i rrëmbeu me dhunë, i vrau dhe i varrosi në gropa kolektive, hartën e të cilave e mban fshehur qeveria e Serbisë.

Termi ” të pagjeturit” është alibi për masakrat dhe spastrimin etnik, që Serbia ndërmori në Kosovë. Jemi i vetmi popull, që kemi frikë të themi kush na ka vra dhe kush na ka pre. Shikoni udhëheqësit e sotëm të pamerituar që kemi, të cilët kur përkujtojnë data historike të luftës së popullit shqiptar kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan shqiptarët.Frika jonë kombëtare trimëron vrasësit, ndaj del tani Serbia pretendon edhe ajo për “të pagjeturit” e saj. Ndaj del dhe tallet presidenti serb Vuçiç, duke deklaruar që të vijnë shqiptarët të na tregojnë ku janë varret masive.

Tallet Serbia, që i vrau, sepse nuk ajo pati Nuremberg, nuk u detyrua as nga OKB, as nga Tribunali i Krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, as nga BE, as nga OSBE, as nga KE as nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, të dorëzojë hartën e varreve kolektive, ku groposi shqiptarët e rrëmbyer. Dhe është naivitet mjeranësh të shpresosh se Serbia do të dorëzojë vullnetarisht hartat e varreve masive në tryezën e dialogut rrotullues të të Brukselit. Shqiptarët nuk duhet t’i dhurojnë Serbisë alibi për gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Qeveritë, shoqatat, mediat dhe opinioni publik shqiptar duhet të respektojnë gjakun dhe kujtimin e atyre shqiptarëve, që ushtria serbe rrëmbeu, vrau dhe zhduku në varret masive në vitet 1998-1999, dhe t’i quajnë me emrin e vërtetë: “të rrëmbyerit nga ushtria serbe”.

ShareTweet

Related Posts

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Në Serbi, Putini është një “vëlla” dhe Rusia një tjetër viktimë e Perëndimit!

April 4, 2022

Serbia nuk ndalet, Daçiq: 18 njohje ia kemi hequr Kosovës, do të vazhdojmë më tutje!

April 1, 2022

Dekonstruktimi i iluzionit të fqinjësisë së mirë me Serbinë!

March 3, 2022

Qan me ‘lot’ Petkoviq: Kurti na e pengoi referendumin, por zgjedhjet e 3 prillit do t’i mbajmë edhe në Kosovë!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.