
Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 55% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI vazhdon të bie !
Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Me këtë përqindje kutish të numëruara PS kryeson bindshëm me 48.9%, e ndjekur nga PD me 39.3%.