
Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 31% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit.
Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.