Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht kanë ngecur ani pse ishte paralajmëruar se do të ndodhte marrëveshja për bashkëqeverisje.
Posti i presidentit mbetet çështja kryesore në të cilën palët nuk janë pajtuar dhe tani për tani nuk dihet se do të kemi apo jo marrëveshje mës VV-së dhe LDK-së.
Deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka folur për ato që i konsideron si të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit.
“Sa na përket anës tonë, ne kemi shprehur vullnetin dhe angazhimin tonë maksimal për koalicion me LDK-në. Gjatë harmonizimit të programit, kemi pasur takime shumë konstruktive. Tani sa i përket përgjegjësive qeverisëse ne kemi gjetur pajtim por për ne janë të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka thënë se negociatat nuk kanë përfunduar, dhe se pritet të ketë takime se shpejti.
Discussion about this post