Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Nuk përjashtohet mundësia që Trepça dhe Ujmani të jenë pjesë e diskutimeve në Uashington!

September 3, 2020
6
SHARES
850
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Trepça

Dy nga resurset më të rëndësishme dhe vitale për Kosovën, siç është Trepça dhe Ujmani pritet të jenë temë e negociatave nesër në takimin e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, raporton KosovaPress.

Do të ishte fatkeqësi të diskutohet për këto dy pasuri kombëtare, ka thënë profesori universitar Mazllum Baraliu, derisa tregon se ka informacione të besueshme që do të diskutohet edhe për Trepçën dhe Ujmanin ndërmjet palës kosovare dhe serbe në Uashington dhe më 7 shtator në Bruksel.

Njohës të politikës së jashtme kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë e kujdesshme duke mos toleruar në asnjë formë që të vihet në tryezë të diskutimeve Ujmani dhe Trepça.

Ndonëse, eksperti për ekonomi që mbështet delegacionin kosovar, Muhamet Mustafa ka thënë për KosovaPress se nuk ka asnjë rrezik për pasuritë nacionale të Kosovës, pasi sipas tij, të gjitha argumentet janë në anën e Kosovës.

Megjithatë, sipas Mustafës fokusi në këto negociata do të jetë për bashkëpunim ekonomik, që nuk përjashtohet mundësia eventuale e kërkesave të ndryshme nga Serbia.

“Nuk ka asnjë rrezik për pasuritë nacionale të Kosovës, për pasuritë shtetërore Serbia bën propagandë, tenton që të krijojë argumente false, por ne jemi shumë të përgatitur. Kemi të gjitha argumentet e zhvilluara, edhe me pavarësinë e Kosovës, me Ligjin për Trepçën dhe me mënyrë si është investuar Ujmani, nuk ka asnjë rrezik që Serbia të infiltrohet. Pra, të gjithë ata që frikësohen lidhur me këtë, mendoj se nuk kanë arsye të frikësohen. Nuk do të jenë tema këto. Kosova nuk do të pajtohet që të diskutojë për pasuritë nacionale… Do të shtrohen temat për rregullimin e raporteve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, kërkesat reciproke edhe bashkëpunimi ekonomik. Kosova është e hapur për bashkëpunim ekonomik pas normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke, ne kemi interes të zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik në rajon, prandaj edhe me Serbinë… Tema e dytë është llogaritë të jetë për kërkesat që i kemi ne ndaj Serbisë edhe Serbia eventualisht mund të ketë kërkesa ndaj neve”, thotë Mustafa.

E profesori universitar Mazllum Baraliu thotë për KosovaPress se me këtë delegacion, nuk mund të pritet që të ketë ndonjë përfaqësim të denjë, të mirëfilltë dhe serioz. Teka shtojë se mund të pritet çdo gjë e befasishme, por edhe që mund të jetë në dëm të Kosovës.

“Fatkeqësisht disa nga burimet serioze kanë paralajmëruar që dy nga resureset më të rëndësishme, të pazëvendësueshme dhe vitale për Kosovën, siç është Ujmani dhe Trepça do të jenë objekt i bisedave. Nëse është paralajmëruar që ky takim do të ketë karakter të marrëveshjeve për marrëdhënie ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë si çdo herë tjetër, prej 2011 e këndej kur kanë filluar bisedat teknike për të kaluar në ato politike me Serbinë, çështjet e brendshme dhe resurset ekonomike, prona dhe asgjë tjetër, pra nga Kosova që janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si resurse të Kosovës, se të tilla kanë qenë dhe kanë mbetur dhe janë, nuk do të duhej në asnjë mënyrë që të jetë objekt bisede asnjë çështje e kësaj natyre”, thotë Baraliu.

Ndërsa, hulumtuesi në “Demokracy Plus”, Emir Abrashi thotë për KosovaPress se në këtë proces, Kosova duhet të jetë e hapur për një marrëveshje, mirëpo nuk duhet doemos të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje që i vihet përpara përfshirë këtu edhe për pasuritë nacionale.

Abrashi shton se edhe pse publikisht është thënë se nuk do të vihen në tryezën e diskutimeve Trepça dhe Ujmani, pala serbe ka interes që t’i qes në diskutim këto dy çështje.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme dhe nuk duhet të tolerojë në asnjë formë që të vihet në tryezë të diskutimeve këto dy çështje, Ujmani dhe Trepça, për shkak se janë pasuri të Kosovës. Trepça veçse e ka Ligjin e saj, i cili duhet të fillojë të zbatohet. Trepça mbetet aseti më i vlefshëm i Kosovës, ndërsa Ujmani është furnizuesi kryesor me ujë i komunave, Mitrovicë, Skënderaj, Obiliq, Vushtrri dhe Prishtinë. Kështu që në këtë kuadër Qeveria e Kosovës duhet të vendosë vijën e kuqe te këto dy pasuri të Kosovës. Ndërsa në anën tjetër të jetë e hapur për marrëveshje të tjera ekonomike, qoftë për hekurudha dhe linjës ajrore Prishtinë-Beograd, që akoma nuk janë funksionalizuar ani pse është thënë se janë arritur këto marrëveshje”, thekson Abrashi.

Hulumtuesi në “Demokracy Plus”, Abrashi shton nuk sheh asgjë të keqe për idenë e krijimit të një zone të lirë ekonomike në veriun e Kosovës, por thekson se kjo duhet të bëhet me marrëveshje të ndërsjellë dhe nën menaxhimin e Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Related Posts

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

Çfarë po ndodh me paratë tona: Trusti humb 161 milionë euro veç deri në gusht!

October 5, 2022
Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

Biznesmeni i njohur kosovar Burim Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, arsyeja tepër mbresëlënëse!

October 4, 2022

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet 10.5 për qind, u dhanë 1.8 miliard euro kredi!

March 22, 2022

Pas dështimit total në diplomacinë ekonomike, kërkohet emërimi i atasheve ekonomik!

February 18, 2022

Statistikë/ Mbi 36 mijë persona në Kosovë marrin pension të veteranëve!

February 18, 2022

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro!

January 12, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.